“Covid-19”, një epidemi kuqezi, Etrit Berisha përfundon në spital, të tjerët fituan betejën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, është dërguar në orët e fundit në klinikë. Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar nga virusi korona, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas. Në njoftimin e klubit të Serisë B nuk thuhet se cila është gjendja shëndetësore e portierit. Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Ai rezultoi pozitiv me “Covid-19” më 27 nëntor.
“Duke parë se është infektuar me “Covid-19” më 27 nëntor 2020, SPAL-i njofton se në orët e fundit portieri Etrit Berisha është pranuar në departamentin e specializuar të spitalit të Konas për analiza të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit italian të futbollit. Kështu, Etrit Berisha vijon të jetë pozitiv për Covid-19. Gardiani rezultoi pozitiv para disa ditësh dhe vijon kurimin e tij, teksa ditën e mërkurë ai është shtruar në spitalin rajonal të Ferreras.
Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike. SPAL ka njoftuar se pas infektimit me Covid-19 të zbuluar më datë 27 nëntor, në orët e fundit portieri kuqezi, Etrit Berisha, u shtrua në spital në departamentin e specializuar të “Covid-19” të spitalit Konas për të kryer analiza të hollësishme klinike.
Në fakt, infektimet e futbollistëve shqiptarë me virusin korona janë shtuar këto kohët e fundit. Kështu, teksa futbollisti kuqezi, Elseid Hysaj po e kalon infektimin me “Covid-19”, një tjetër lajm i mirë vjen nga klubi i Napolit. Kapiteni i përfaq mësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë negativ për “Covid-19” në testin e kryer së fundmi. Ai tashmë gëzon shëndet të plotë dhe klubi i Napolit bën me dije se mbrojtësi i Kosovës ka kryer vizitat fizike sot dhe mjekët kanë dhënë lejen për të nisur stërvitjen ditën e enjte. Rrahmani pati rezultuar pozitiv pas kthimit nga ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në grumbullimin e nëntorit.
Rrahmani pritet të jetë në listën e trajnerit Xhenaro Gatuzo për ndeshjen e së enjtes kundër AZ Alkmar. Ndërkaq, të martën u mësua se Elseid Hysaj e mposhti koronavirusin, ashtu sikurse edhe Marash Kumbulla një ditë më parë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare doli pozitiv në testin e bërë para sfidës që Shqipëria luante në Nations League kundër Kazakistanit. Ai mungoi në atë përballje dhe në të radhës kundër Bjellorusisë.
Hysaj u fut në karantinë në Shqipëri dhe tani në Itali, e përditshmja “Corriere del Mezziogiorno” raporton se në tamponin e radhës ka rezultuar negativ. Kështu ai të mërkurën, ai ka mundur të fluturojë drejt Italisë dhe të bashkohet me pjesën tjetër të futbollistëve te Napoli. Deri në janar ai do të jetë pjesë e skuadrës italianë dhe më pas mund të transferohet në ekip tjetër, nëse nuk rinovon. Ndërkaq, të hënën, ankthi dhe karantina kanë marrë fund, pasi edhe Marash Kumbulla e mposhti “Covid-19”.
Roma pësoi një humbje të thellë (4-0) në fushën e Napolit mbrëmjen e së dielës, por trajneri Paulo Fonseka ka marrë një lajm të mirë pas rezultatit zhgënjyes. Marash Kumbulla, i cili u infektua me “Covid-19” më 10 nëntor, e ka fituar betejën me virusin korona dhe tani mund të kthehet në fushën e blertë. Mbrojtësi i talentuar nga Malësia e Madhe ka dalë negativ në tamponin e fundit. Përgjigje që çliron 20-vjeçarin e kombëtares kuqezi dhe gëzon trajnerin e skuadrës kryeqytetase.
“Momenti për t’u kthyer në fushë”, shkruan Kumbulla në foton ku shfaqet duke festuar golin që i shënoi Milanit në “San Siro” një muaj më parë, në takimin që përfundoi 3-3. Kumbulla ka qenë vendimtar për skuadrën kryeqytetase si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Evropës dhe rikthimi i tij është i mirëpritur. Më herët, edhe gardiani tjetër kuqezi, Foto Strakosha e mposhti virusin korona, që duket se po i përndjek futbollistët e Kombëtares kuqezi.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV