Manastirliu: Nga e hëna nisim me testet e shpejta me Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për mediat, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për COVID. Ajo tha se do të hyjnë në funksion që prej të hënës (14 dhjetor) në Tiranë.

Kemi dyfishuar kapacitetet e shtretërve në spitale, kemi 550 shtretër në 4 spitalet COVID. Kemi fuqizuar spitalet me mjete spitalore. Sistemi ynë shëndetësor në spitalet COVID dhe ato rajonale kemi 483 respiratorë.

Kemi siguruar terapitë e trajtimit me medikamente. Kemi garantuar barnat falas për pacientët që do të trajtohen në banesa. Kjo mbështetje ka nisur prej muajit nëntor. Përmes mjekut të familjes qytetarët përfitojnë barnat falas. Jemi angazhuar në disa drejtime për të patur vaksinat antiCOVID që do ta bëjmë falas“, u shpreh Manastirliu.

Ashtu sikurse është thënë edhe më herët, Manastirliu deklaroi se në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit, bazuar në vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve kanë marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë.

100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor“, tha Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

Lajme të tjera

Web TV