Rama: Shqipëria si kryesuese e OSBE, edhe pse pa eksperiencë ia doli me sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka mbajtur edhe fjalën e tij përmbyllëse Ministerialin e OSBE, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të kësaj organizate.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët gjatë këtij viti bashkëpunimi në krye të OSBE-së.

Rama ka thënë se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.

Gjithçka ishte kundër nesh. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama ndër të tjera në fjalën e tij përmbyllëse në krye të OSBE-së ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë pjesë e trojkës.

OSBE është një platformë që mund të dëgjohesh, është një organizatë që nevoja për konsensus e bën të brishtë por dhe të fortë, është një organizatë që ka një vend në botë dhe meriton të vlerësohet njëlloj si anëtarësia jonë në NATO apo në BE, ne bëjmë një punë të shkëlqyer atje ku të tjerët nuk munden apo nuk duan të përfshihen.

Këtu përfundon udhëtimi i kryesisë sonë, bëj urimet më të mira Suedisë dhe Anës për vitin tjetër asaj ju desh që të largohej dhe në emër të saj do e marrë ambasadori. Ju garantoj se do të jemi pjesë e trojkës dhe do ju ndihmojmë gjithmonë”, është shprehur Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tarifave të Trump nuk iu shpëtojnë as domatet e Meksikës

Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa doganore prej 20.9% ndaj shumicës së importeve të domateve nga Meksika,...

Konferenca e Katërt Ndërqeveritare/ Spiropali: Hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE

“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe...

Perez u premton lojtarëve një bonus “që do ta mbajnë mend gjatë” nëse kalojnë Arsenalin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka premtuar një bonus të jashtëzakonshëm për futbollistët nëse arrijnë të përmbysin Arsenalin dhe të kualifikohen në gjysmëfinale...

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi Nobel është si një përrallë...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Lajme të tjera

Web TV