Prej ditësh në një spital të Turqisë prej Covid, ndahet nga jeta Kasem Hysenbelliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kasem Hysenbelliu, biznesmeni dhe pronari i medias Fax News nuk jeton më. Lajmi tragjik bëhet me dije mëngjesin e sotëm.

Vetë televizioni në pronësi të tij njofton lajmin e keq, se biznesmeni i njohur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Një nga miqtë e tij, Sekretari i Shoqatës Atdhetare “Tomorri”, Ramis Hamzollari, ka ndarë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

“Lajm i trishtë! Ehhh… u takuam vetëm 3 ditë para se Covid të jepte simtomat e para!” Nuk e besoja kurrë që do shkruaja që në mëngjes për ty Kasem Hysenbelli këto fjalë!”

“Na lëndove! Çdo ditë interesoheshim se mos diçka po ndryshonte! Si mik, si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, po të përcjell fjalë e fundit, ty anëtarin e kryesisë së kësaj12 shoqate!

“Lamtumirë mik i mirë! Të shkoftë shpirti në parajsë!”, – ka shkruar në mesazhin e ngushëllimit, Ramis Hamzallari.

Fjala.al i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hysenbelliu, për humbjen e të shtrenjtit të tyre./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV