Formula 1/ “Mercedes”-i i bën “harakiri” Rasëllit, Serxhio Perez, fituesi dramatik në Sakhir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meksikani korr në Bahrein fitoren e parë në karrierë, “Mercedes”-i bën “harakiri”. Formula 1 ka zhvilluar të dielën në mbrëmje garën e parafundit të sezonit, që ishte në fakt edhe gara e dytë radhazi në pistën e Bahreinit. Serxhio Perez korri një fitore të papritur në Çmimin e Madh të Sakhirit, ndërsa kjo ishte një garë për t’u harruar nga ana e “Mercedes”-it, që dështoi turpshëm.

Në atë që ishte padyshim një nga garat rishtare, por që u shndërrua në një nga garat më dramatike të historisë së Formulës 1, Serxhio Perez korri një fitore të papritur për skuadrën e “Racing Point” në Çmimin e Madh të Sakhirit, pasi një ndalesë katastrofale dhe një gomë e shpuar i kushtoi fitoren dhe podiumin Xhorxh Rasëllit, i cili pati kryesuar për shumicën e garës dhe po shkonte drejt një triumfi që do të trondista gjithçka në këtë Botëror.

Esteban Okoni mbërriti i dyti në vijën e finishit, ndërsa podiumin e plotësoi Lens Strollit, kur dy makinat e “Mercedes”-it, morën vendin e 8-të dhe të 9-të, me Valteri Botasin, që u vonua ndjeshëm në fiaskon e ndalesës, që la prapa Rasëll. Sidoqoftë, Perezi përballet me një hetim pas gare për incidentin e xhiros së parë, që nxorri nga gara Sharl Lëklerkun dhe Maks Verstapenin.

Britaniku 22-vjeçar, i cili ishte huazuar nga skuadra e “Uilliams”-it tek ajo e “Mercedes”-it, duke zëvendësuar 7-herë “kampionin e botës”, Ljuis Hemilton, që mungoi për shkak të infektimit me “Covid-19”, mori kryesimin e garës që në nisje.

Por i riu, fitorja e të cilit do të vinte në dyshim aftësitë e kampionit të botës, teksa në fundjavë ka shpërthyer debati nëse me makinën e “Mercedes”-it fiton çdo pilot dhe jo domosdoshmërisht vetëm Hemiltoni, ra viktimë e një disa gabimeve dhe vonesave të pashpjegueshme të skuadrës së tij në ndërrimin e gomave, ashtu sikundër ndodhi edhe pilotin tjetër, Valteri Botas. Kjo i dha mundësi Perezit të marrë kryesimin dhe, ndonëse Rasëlli vijoi të bënte një garë heroike, duke u ngjitur sërish në vendin e dytë.

Lexo edhe :  Më i madhi në botë, Shqipëria do të ketë një “qytet 1 miliard dollarësh sporti”

Por një gomë e shpuar, në xhirot e fundit, bëri që i riu britaniku të thirrej për të ndërruar gomat, për herë të 4-t nga “Mercedes”-i dhe u detyrua të kënaqej me vendin e 9-të. Ndërkohë, kjo ishte fitorja e parë në 10 vite karrierë dhe në plot 190 gara për Serxhio Perezin, i cili u bë piloti i parë meksikan në gjysmëshekullin e fundit që fiton një garë në Formula 1.

Të fundit

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë...

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në...

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy, e cila drejtohet nga persona...

Lajme të tjera

Web TV