2020 është gati të mbarojë dhe ka ardhur koha për të dhënë llogari të asaj që kemi arritur të mbjellim dhe korrur këtë vit kaq të trazuar në shumë aspekte.
Nga një këndvështrim astrologjik ne mund të zbulojmë se cilat aspekte planetare do të na shoqërojnë në Vitin e Ri dhe të kuptojmë se cilat ngjarje biznesi apo financiare do të jenë në përputhje me shenjën tonë të zodiakut.
Dashi
Çlirimi juaj më i madh është kalimi i Jupiterit dhe Saturnit në shenjën e Ujorit në muajin dhjetor. Në këtë mënyrë ju mund ta filloni 2021 me më pak peshë dhe me më shumë pjekuri dhe mençuri. Ju jeni përballur me shumë vështirësi, keni pasur ndryshime të vështira dhe shpesh të padëshiruara dhe në 2021 nuk do të jeni në gjendje të relaksoheni: Urani në pjesën e dytë të vitit mund të sjellë prurje të papritura parash që do t’ju bëjnë të lumtur.
Demi
Për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje nga këndvështrimi i punës 2020 ishte një vit i kënaqësisë së madhe dhe ju arritët të ndërtoni karrierën tuaj me sukses. Në 2021 qëndrueshmëria e rezultateve të arritura do të testohen nga Jupiteri dhe Satruni në Ujor, të cilat mund të përmbysin të gjitha siguritë tuaja. Bëhuni gati për një vit të ngarkuar. U sigurisht i keni të gjitha burimet që ju duhen për të kapërcyer çdo pengesë. Për tu ndjerë i sigurt, do të keni tendencën të grumbulloni para.
Binjakët
Pasi i’u është dashur një vit i tërë ose ndoshta disa muaj të tjerë për të zgjidhur çështjet e punës që kishit pezull për disa kohë, më në fund ka ardhur koha për lajme dhe do të ketë shumë. Me Jupiterin dhe Saturnin në Ujor bëhuni gati të merrni propozime të reja gjithashtu dhe nga ana tjetër e botës. Talenti dhe aftësitë tuaja do të vlerësohen nga njerëzit që besojnë në ju. Ju keni një potencial të çmendur për të shfrytëzuar, madje dhe për të shumëzuar bilancin tuaj bankar.
Gaforrja
2020 ka qenë një viti shumë i lodhshëm për ju dhe ndoshta ju është dashur të ndaloni disa bashkëpunime që keni vazhduar për disa kohë. Ju duhet të rikuperoheni dhe Jupiteri do t’ju ndihmoj të rimerrni besimin tek vetja. Vetëm brenda jush mund të zbuloni një thesar të fshehur , në të cilin gjeni entuziazmin e nevojshëm për të filluar projekte të reja. Një ide fituese mund të jetë kthimi në fushën e një sektori të braktisur disa vjet më parë. Financat do të duhen të monitorohen vazhdimisht.
Luani
Sidomos në muajt e fundit të vitit 2020, ju e keni kuptuar që po vazhdoni situata pune që ju vjedhin kohën pa ju dhënë atë që dëshironi në këmbim. Në 2021 Saturni do t’ju detyroj të mbyllni të gjitha ato bashkëpunime që nuk parashikojnë rritje dhe zhvillimin tuaj. Nëse doni të fluturoni lart, duhet të bëni sakrifica dhe të dalloni se çfarë është e dobishme nga ajo që nuk është. Një fitim i mirë financiar nuk do të përputhet gjithmonë me lumturinë tuaj profesionale.
Virgjëresha
Udhëzuesit tuaj profesional për vitin 2021 do të jenë Urani në Dem dhe Plutoni në Bricjap. Në vitin 2020 ju keni kryer projekte të shkëlqyera dhe keni treguar vendosmëri të madhe. Tani është koha për të marrë atë hap të vogël dhe ta arrini qëllimin dhe objektivat e reja. Ritmet e punës do të jenë frenetike dhe angazhimi juaj i madh nuk do të korrespondojë gjithmonë me një rritje të financave, përveç nëse vendosi të filloni në projekt inovativ, por shumë të rrezikshëm.
Peshorja
2021 do të jetë padyshim një viti i rilindjes për ju, në çdo aspekt. Ngjarjet e papritura familjare nuk do të mungojnë sepse Plutoni do të mbetet në Bricjap dhe do të kërkojë gjithmonë vëmendje shtesë, por nga pikëpamja profesionale, sigurisht që do të vijnë mundësi të mëdha. Krijimtaria juaj do t’ju çojë pikërisht atje ku dëshironi. Nëse punoni në botën e artit ose të argëtimit, Jupiteri do t’ju sjell fat të dyfishtë. Dhe llogaria juaj bankare do të përfitojë dhe nga kjo parajsë.
Akrepi
Urani në opozitë ka kohë që e bën jetën tuaj profesionale paksa të vështirë dhe në 2021 nuk do të jetë i vetmi që do t’ju bezdisë. Me Jupiterin dhe Saturnin në Ujor, vështirë se do të gjeni kënaqësi. E vërteta është, para se të gjesh punën tënde të ëndërruar, duhet të tregosh vetes se çfarë është kjo punë. Do të ishte një ide e mirë për të kursyer para.
Shigjetari
Kalimi i Jupiterit dhe Saturnit nga Bricjapi te Ujori do t’ju japë mundësinë të hiqni disa guralecë nga këpuca. Nuk do të jetë më e nevojshme t’u thuhet po shumë kërkesave për punë në mënyrë që të përfitoni një përfitim ekonomik. Situata financiare do të jetë e qëndrueshme dhe ju mund të zgjidhni lirisht të kryeni aktivitete që ju bëjnë të relaksoheni ose të argëtoheni më shumë. Miqësitë e bukura do të lindin në vendin e punës.
Bricjapi
Ju keni rezultate të shkëlqyera me vete nga viti 2020: keni arritur një pozitë nga e cila është e vështirë të largoheni dhe jeni shumë të kënaqur me aftësitë që keni zhvilluar dhe të cilat ndonjëherë ju kanë detyruar të sakrifikoni angazhimet familjare dhe sentimentale. 2021 do të jetë një vit i konsolidimit, në të cilin do të duhet të angazhoheni për të mbajtur të qëndrueshëm cilësinë e punës tuaj dhe fitimet dhe të ardhurat e kompanisë suaj. Urani në Dem ka akoma kaq shumë për t’ju ofruar, nëse lini mënjanë frikën e ndryshimit!
Ujori
Cilat janë ëndrrat tuaja? Cilat janë aspiratat tuaja profesionale? Universi po dëgjon dhe dëshirat tuaja, në 2021, mund të realizohen në mënyra vërtet të mahnitshme. Mos mendoni se fati vjen rastësisht: me Jupiterin dhe Saturnin në shenjën tuaj do të jetë talenti juaj që do të shpërblehet, aftësia juaj për të ditur se si të veproni në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me bashkëpunëtorët e duhur ose pa ata të gabuar. Sigurisht, më shumë para do të vijnë, por Neptuni do t’ju bëjë të shpenzoni shumë (jo të gjitha) prej tyre.
Peshqit
Çfarë do të mbetet nga të gjitha kontaktet që janë hapur në vitin 2020? Jo të gjitha bashkëpunimet do të vazhdojnë në 2021, por do të ketë disa që mund të jenë veçanërisht premtuese. Dhe do të jetë pikërisht një aktivitet të cilit nuk i keni dhënë peshë dhe rëndësi të veçantë. Jupiteri në Ujor do ju bëjë shumë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj qëllimeve të njerëzve me të cilët keni të bëni në punë. Do të jetë viti i duhur për të hedhur bazat për projektin tuaj të ëndrrave. Paratë do të vijnë dhe shkojnë.