‘Ylli i Betlehemit’, çfarë mund të shohim në qiell gjatë festave të fundvitit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saturni dhe Jupiteri, janë duke u afruar gradualisht që prej fillimit të verës dhe pritet që në 21 dhjetor, të shfaqen thuajse si një planet i dyfishtë. Ky fenomen, i njohur si bashkimi, mund të shihet në çdo vend të globit, por në Britani mendohet se do të jetë pak më i qartë.

Astronomi gjerman, Joahnnes Kepler shkruante në vitin 1614 se me shumë gjasë, “Ylli i Betlehemit” në rrëfenjën e lindjes së Jezu Krishtit, është pikërisht një bashkim i Jupiterit me Saturnin.

Të tjerë kanë sugjeruar me kalimin e kohës se “tre mbretërit apo Dijetarët e Lindjes”, gjatë udhëtimit të tyre në kërkim të Jezusit, kanë qenë duke ndjekur lëvizjet e Jupiterit, Saturnit dhe Afërditës.

Kjo do të jetë e para herë që prej 4 marsit 1226, që dy planetët më të mëdhenj të sistemit tonë diellor do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.

Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim pas mesit të dhjetorit”, tha NASA. “Sigurohuni që ta shikoni, sepse është diçka vërtet e rrallë!”

Të fundit

Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat e diasporës për subjektet politike, në Parkun Olimpik është duke u...

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje e asaj për të cilën...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Lajme të tjera

Web TV