Pse është e rëndësishme dhe si mund ta dalloni temperaturën normale të trupit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meqenëse një nga simptomat më të zakonshme të Covid-19, është temperatura, ndiheni në panik kur termometri shënon 37 ose 37.5 gradë. Por ky mund të jetë një konceptim i gabuar, sipas ekspertëve.

“Unë do të thoja që ka shumë njerëz që mund të mos jenë të vetëdijshëm, që temperatura normale është një interval dhe jo një numër fiks,”-tha Dr.Donald Ford, “Studime më të mëdha të kohëve të fundit tregojnë se temperaturat normale variojnë nga 37 deri në 37.5 gradë dhe shumë individë mund të dalin jashtë këtij kufiri dhe të jenë krejtësisht mirë.”

“Mund të dini presionin tuaj normal të gjakut, rrahjet e zemrës ose nivelin e sheqerit në gjak, por jo shumë njerëz në botë, e dinë se cila është temperatura e tyre normale e trupit ose sa ndryshon normalisht” -tha Dr.Waleed Javaid, drejtori e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në Mount Sinai Downtown në shtetin e New York.

Kjo është koha që ne duhet të fillojmë të mendojmë për temperaturën normale të trupit, ndërsa sezoni i gripit përkon me rritjen e rasteve të Covid-19.

Të mësoni diapazonin fillestar të temperaturës është e arritshme duke e kontrolluar atë tre herë në ditë, për një kohë të caktuar, në mëngjes, në drek dhe në dark. Renditni rezultatet deri në fund të këtij eksperimenti, dhe më pas ju mund të llogarisni një mesatare, që ju tregon edhe temperaturë normale të trupit, për periudha të ndryshme të ditës.

“Kur e dimë temperaturën e trupit tonë, atëherë kur ajo ndryshon, mund të mos panikosemi, por të themi me siguri se: ‘Është në rregull, në këtë orë kam vazhdimisht temperaturë të lartë’, ashtu siç shume njerëz thonë ‘unë kam presion të lartë të gjakut’.- tha Javaid.

Të fundit

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

Lajme të tjera

Web TV