Komiteti i Ekspertëve: Kjo javë e rëndësishme, në bazë të shifrave vendosim për masa shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një komunikim me mediat dhe ka raportuar situatën e deritanishme.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se java në vijim është një javë e rëndësishme për vlerësimin epidemilogjik në lidhje me treguesit dhe pastaj në bazë të shifrave do të vlerësohet efikasiteti i masave dhe në gjykimin se si do të vazhdojë gjendja.

Ajo deklaroi se javën e ardhshme duke parë ecurinë e rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID do të merret vendimi për masat.

Na duhet një javë tjetër për të parë nëse do të vazhdojnë kjo qëndrueshmëri për të vlerësuar nëse duhet të vendosim masa të reja”, deklaroi Rakacolli.

Ndërsa Drejtoresha e ISHP Albana Fico bëri me dije sot se në Shqipëri kemi 356 raste me të infektuar për 100 mijë banorë, shifër sipas saj më e ulët se vendet e rajonit që raportojnë 848 raste për 100 mijë banorë e më e ulët se mesatarja e vendeve të BE që në 2 javët e fund është 510 raste për 100 mijë banorë.

Sipas Ficos, dy prefekturat me incidencë më të lartë të të infektuarve vijojnë të jenë Tirana e ndjekur nga Gjirokastra e Lezha. Grupomosha e të prekurve mbetet në intervalet 55-64  vjeç e ndjekur nga 65-75 vjeçarët.

Vihet re qëndrueshmëri e numrit të pacientëve të shtruar në spitalet Covid, por ka rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. % e humbjes së jetëve në raport me nr të të infektuarve vijon të mbetet në shifrën 2.1%”, tha Fico./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV