Po fshihen shifrat e vdekjeve nga Covid? Rakacolli: Bilancet bëhen në fund të luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, foli edhe njëherë lidhur me raportimet ditore të vdekjeve nga Covid-19, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse përfshihen në listë pacientët që ndërrojnë jetë në kushte shtëpie.

Rakacolli tha se jemi ende në mes të një luftë dhe bilancet bëhen në fund, ndërsa theksoi se asnjë vdekje nuk është fshehur, duke kërkuar njëherazi që fokusi të drejtohet te jetët e fituara.

Raportohen të gjitha ato raste që strukturat tona i klasifikojnë si raste vdekjesh. Nuk mund të ketë paralelizëm mes atyre që janë të agjencive funerale dhe atyre që janë të strukturave të Ministrisë së shëndetësisë. Jemi në mes të një luftë, dhe zakonisht bilancet nuk bëhen në mes. Ne jemi gjithmonë në raportime ditore.

Asnjë vdekje nuk është fshehur! Çdo gjë është thënë me përgjegjësi. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, dhe ministria e raporton në kohë reale. Problemet e lëvizjes së njerëzve dhe agjencive funerale do të shikohen, do të rregullohen. Do të bëja një thirrje që të mos fokusohemi të vdekjet por jetët e fituara.

Nuk ka asnjë rast që një person të ketë humbur jetën dhe të rezultojë në letra i gjallë. Vdekjet në total nuk janë të rritura dhe jo vetëm nga Covid-19. Është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet, dhe bëhet në fund të luftës”, tha Rakacolli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

India më shumë se dyfishoi blerjet e saj të diamanteve nga Rusia

Në mars, India më shumë se dyfishoi blerjen vjetore të diamanteve nga Rusia, sipas të dhënave nga Ministria indiane...

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes pamje nga mali i Çajupit, ku sipas tij, bëhen bashkë trans-humanca ose shtegtimi i bagëtive ndër kullota, nën...

Shpërthen vullkani Ibu, evakuohen banorët e shtatë fshatrave

Banorët e shtatë fshatrave u evakuuan për shkak të shpërthimit të vullkanit Ibu në ishullin Halmahera në Indonezi. Autoritetet rekomanduan evakuimin e të gjithë...

Me siguri nuk keni dëgjuar për neps më të çuditshëm se ai i Hailey Bieber

Hailey Bieber po ndan me ndjekësit e saj në Instagram detajet se sip o shkon shtatzënia e saj e parë. Ajo dhe bashkëshorti i...

Maqedonia e Veriut në rivotime, data se kur zgjedhësit do i drejtohen kutive të votimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i...

Lajme të tjera

Web TV