Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik.
Familjarët e 25-vjeçarit Klodian Rasha kanë hedhur poshtë versionin e policisë për ngjarjen.
“Djali ka kenë tu punu të shtëpia sepse ka pas ndërtime. Klodiani pinte shumë kafe. Gjatë ditës nuk ka pirë kafe dhe ka dalë në darkë, pas orës 11. Policia e ka qëllu 30 metra nga shtëpia. M’kan’ ardh disa shokë të tij sot.
Shokët e tij që pinte kafe gjithmonë me ta. Ata më kanë than se ky nuk ja ndalu policisë sepse s’ka pas maskë, e ka ik për mos me marr atë gjobën 30 mijë lek. Dua që kjo punë të zbardhet. Ai nuk çohet ma, por të zbardhet e të pakten ikën gjysma e së keqes”- tha Hasan Rasha, xhaxhai i 25 vjeçarit.
Ai kërkon që të zbardhet ngjarja. “Kërkoj që të zbardhet kjo ngjarje se nuk e di si do shkojë puna. Ne nuk jemi një familje që kërkojmë sherr. Ne i shuajmë sherret”- tha xhaxhai i viktimës.
A do të thotë kjo se mund të shkoni në vetëgjyqësi?- e pyeti gazetarja Anila Hoxha në “Open”.
“Nuk e di si do shkojë kjo punë. Unë kam 5 djem vetë dhe jam i 5-ti vëlla. Gjaku shkon me gjak. Prandaj në kërkojmë nga shteti, prokuroria, policia dhe nga ju gazetarët të zbardhet kjo ngjarje’– tha Hasan Rasha.
A ishte problematik Klodiani?
“Jo, nuk ishte aspak problematik. Kishte dy vëllezër 2 Angli dhe donte të ikte atje. Këtu rrinte m shokë, pinte duhan por nuk ka qenë problematik.
Bëhej me nerva se nuk mund të punonte me 200 mijë lek. Ishte djali i fundit dhe familja e ka mbajt mirë. Nuk ka pas kurrë armë. Në rast se ai ka përdorur armë ndonjëherë unë pranoj me u pushkatu e të varrosem me të’– tha Hasan Rasha.
Pa.Va/Fjala.al