Babai i 25-vjeçarit të vrarë nga policia: As serbi nuk ta bën këtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit, Klodian Rasha që mbeti i vrarë nga policia në Laprakë të Tiranës, është shprehur i revoltuar me veprimin e efektivit të policisë.

Babai i të riut që humbi jetën, pasi u qëllua me dy plumba nga një efektiv, ka deklaruar në “Opinion” se djali i tij së shpejti do të martohej, ndërsa kërkon me dëshpërim zbardhjen e çështjes.

Fatkeqësi e imja, mos i ndodhtë askujt. Çfarë mund të thotë një baba për një djalë 25-vjeçar që kishte dalë të marrë një paketë cigare. E të iki se nuk ka maskë dhe të masakrohet nga policia. Edhe kriminel të ishte mund ta arrestosh, ai ishte tek dera e shtëpisë, – tregon i ati.

Edhe nëse do të kishte bërë faj, mund ta kapte policia, ta arrestonte, ta burgoste, të bënte çfarë të donte nëse kishte bërë faj. Por ta masakrojë policia një fëmijë 25 vjeç, kur unë e kisha për ta martuar. Po prisnim për ta martuar. Nuk mund të them asgjë, asgjë“.

Qazim Rasha tregon për të birin se ishte në punë të tij dhe se ka qenë një tip i mbyllur. Ai mohon që djali i tij të ketë qenë i armatosur.

Ka dëshmitarë që e kanë parë skenën, duke u zënë me policin, duke e gjurmuar dhe duke e rrahur aty në rrugë. Ai ka dalë me pi një kafe dhe ka ardhur për tek shtëpia. Kur ka parë policin ishte pa maskë dhe ata e kanë ndjekur.

Nëse ka shtet, nëse funksionon ligji, nëse ai ka qenë me armë, unë e pushkatoj. Nëse djali ka qenë duke ikur për një maskë dhe të masakrohet fëmija në derë të shtëpisë në lagje… Këtë edhe serbi nuk ta bën, nëse shkon dhe kalon matanë të kap dhe të arreston. Por të shkosh të shikosh kufomën, është degjenuar kufoma“.

Lexo edhe :  "Rusia furnizonte Iranin me armatime", Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Po ashtu, babai i të riu ka përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar dje, përfshirë dhe njoftimin e policisë, se Klodiani ka qenë një person me precedentë penal.

E bëjnë për të maskuar ato punët e veta, nëse ekziston një nga këto gjëra, unë varem këtu. Po nuk kanë lidhje fare, këto janë budallaqe. Më tha vetë shefi, që ato e kanë bërë atë, janë maskarenj. Të zbardhet e vërteta, ndryshe pastaj nuk mund të…”.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv i forcave “Shqiponja” rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Polici pretendoi se i riu kishte armë në dorë dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur. Ai është arrestuar dhe akuzohet për tejkalim të kompetencave për përdorimin e armës së zjarrit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli,...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si...

Netanyahu falenderon Trump pas thirrjes së anulimit të gjyqit për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit bëri thirrje për anulimin e gjyqit të zgjatur për korrupsion...

Kërkon largimin nga Barcelona, Igli Tare tenton ta sjellë në Milano

Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Danezi i pakënaqur me minutat e pakta të aktivizimit, ka kërkuar largimin...

Lajme të tjera

Web TV