“Çfarë rrezikon Shqipëria këtë dimër? Mjeku Dasho flet dhe për numrin e viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku ekspert i Shëndetit Publik, Erion Dasho thotë se Shqipëria rrezikon këtë dimër një numër të lartë vdekjesh si pasojë e koronavirusit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Dasho thotë se duhet shmangur “sidomos skenari me 5,700 humbje jete deri në fund të dimrit!”. Dasho flet dhe për humbjet e jetës tek personat që kanë shenja të Covid, por tamponi u del negativ.

Deri tani, jam munduar të mos jap disa shifra shumë shqetësuese nga epidemia në Shqipëri, por vazhdimi i sjelljes së papërgjegjshme nga ana e qeverisë dhe ministrisë e bën këtë të detyrueshme.

Çfarë rrezikojmë këtë dimër? Së pari, kemi arritur në pikën ku gjatë dhjetorit mesatarja e vdekjeve ka arritur afërsisht 16 në ditë! Kjo do të thotë se Shqipëria rrezikon ta mbyllë dimrin me rreth 1,400 vdekje në se nuk merren masa! Për të shmangur këto vdekje nuk mjafton as rritja e numrit të testeve dhe aq me pak vaksina (sepse sa të vijë, shpërndahet dhe japë efekt vaksina do të kalojnë disa muaj dhe dimri do të ketë dalë).

Së dyti, ministria e frikësuar nga denoncimi i para disa javëve, po e deklaron e zezë mbi të bardhë në deklaratat ditore se po raporton vetëm vdekjet midis personave të konfirmuar tampon pozitiv; vdekjet e tjera vazhdojnë të fshihen! Sipas denoncimit, vdekjet me tampon negativ deri në nëntor kanë qenë të barabarta në numër me ato me tampon pozitiv. Pra rreziku ekziston që në fund të dimrit të kemi 1,400 vdekje të raportuara, por mbi 2,800 vdekje reale!

Së fundi, INSTAT në raportet tremujore të të cilit përfshihen edhe vdekjet në shtëpi, vdekjet në spitalet rajonale, vdekjet e pacientëve shqiptarë në Turqi, Itali, etj. tregoi se gjatë periudhës korrik-shtator 2020 humbën jetën nga COVID katër herë më tepër persona se sa u raportuan nga ministria!!! Në se ky raport vazhdon, deri në fund të dimrit rrezikojnë të humbasin jetën 5,700 shqiptarë!

Këto shifra do të bënin që vdekshmëria nga COVID në Shqipëri të mos qëndronte në vendin e 49-të në botë, por të kalonte direkt në vendin e tretë!!! Në rajon, kuptohet do të dilte në vendin e parë e shkëputur ndjeshëm nga vendet e tjera!

Për të shmangur këtë skenar të frikshëm kam personalisht muaj të tërë që shkruaj dhe flas dhe do të vazhdon të shkruaj dhe flas, pasi jeta e njerëzve nuk është lodër! Sidomos skenari me 5,700 humbje jete deri në fund të dimrit!

Sot nevojiten qeveritarë dhe ekspertë që punojnë bashkarisht dhe marrin vendime të shpejta dhe energjike! Testet e shpejta dhe vaksina janë element i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm në këtë përpjekje”, shkruan eksperti Dasho./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Po kërkonin ushqim në Gaza, vriten 38 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën (sot, 6 gusht) në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në...

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

Mbylljet e llogarive, të cilat Meta tha se ndodhën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vijnë si pjesë e përpjekjeve më të gjera...

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Konstantius II, Perandori i Ri që masakroi të gjithë pretendentët e fronit

Më 7 gusht të vitit 317, në qytetin e lashtë Sirmium të krahinës Pannonia – një qytet i rëndësishëm i Perandorisë Romake, i ndërtuar...

Trump paralajmëron tarifa prej rreth 100% për importet e gjysmëpërçuesve në SHBA

Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej rreth 100% për çipat gjysmëpërçues të importuar në vend, tha Presidenti Donald Trump. Ky veprim synon...

Lajme të tjera

Web TV