Stresi: Hajdeni më vrisni mua, unë jam Azem Hajdari i dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë në mesin e protestuesve pasditen e kësaj të mërkure që u zhvillua përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha që u vra nga efe ktivi i forcave “Shqiponja”.

Në një prononcim për tvklan.al përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, aty ku ishin grumbulluar fillimisht protestuesit, Stresi është shprehur se protestën e ka organizuar ai.

Madje, shton se për shkak të protestës që ka organizuar, ai pret që ditën e nesërme të arrestohet. Stresi bën thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha. Thekson se nuk do të dorëzohet në këtë protestë, ndërsa veten e konsideron Azem Hajdarin e dytë.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndy rësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, u shpreh këngëtari.

Gjatë marshimit të qytetarëve, Stresi u bëri thirrje protestuesve që të mos konfliktohen me punonjësit e policisë, duke u shprehur: “S’ka njeri punë me policët. Një polic i poshtër nuk ndot gjithë uniformat e policisë. Nuk janë të gjithë si ai”, tha ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodh me fuqinë blerëse të punonjësve të Shtetit?

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet....

Balla me diasporën: Mbështetje për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarë të diasporës. Në këtë bashkëbisedim të parë, Balla...

Viti i betejës së SPAK-ut me pandëshkueshmërinë e politikës

Nga Mero Baze SPAK ka meritën historike dhe ky është padyshim viti i tij. Viti që po mbyllet do të hyjë në histori si viti në...

Spahiu zbulon çfarë pritet të ndodhë me liderët e PS-PD vitin e ardhshëm

Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se  drejtuesit e partive më të mëdha në vend, PD dhe PS, Berisha e Rama, u forcuan politikisht gjatë këtij...

“Luftë shkatërruese në Evropë”, parashikimet e frikshme të ‘Baba Vanga’ për vitin 2025

Baba Vanga, mistika e verbër që supozohet se ka shkruar parandjenjat e saj deri në vitin 5079, thuhet se ka parashikuar atë që do...

Lajme të tjera

Web TV