Ish-kryetari i PD Tritan Shehu: 30 vjet nga krijimi i të parës parti opozitare në historinë e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër partia Demokratike mbush 30 vjet nga themelimi i saj. Tritan Shehu është kryetari i katërt në radhë në historinë e Partisë Demokratike. I pari ka qenë Azem Hajdari, i dyti Sali Berisha, i treti Eduard Selami dhe pas tij Tritan Shehu nga 1995 deri në 1997. Po çfarë domethënie dhe çfarë bilanci ka PD? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Shehu deklaroi:

 

-Nesër mbushen 30 vjet nga themelimi i PD. Është një ngjarje shumë e rëndësishme, jo vetëm në historinë politike, por në historinë e shtetit shqiptar.

-Është një nga ditët më të mëdha në historinë kombëtare shqiptare, jo vetëm thjesht në historinë politike.  Për herë të parë në histori, Shqipëria futet në pluralizëm politik. Shqipëria erdhi në dhjetor të 1990 nga një histori tragjike e saj. Nga një histori tragjike në marrëdhëniet e brendshme dhe në marrëdhëniet e jashtme. Nga një histori tragjike që ka qenë gjatë gjithë kohës pa demokraci dhe e dyta në një Shqipëri që zhvillimet negative historike, të brendshme apo të jashtme, na degdisën nga familja jonë evropiane, nga familja jonë perëndimore, dhe na çuan në skutat e lindjes. Ne erdhëm pa dyshim në nëntor 1990 nga kjo histori e gjatë dhe është një histori e cila pa dyshim ka influencat e saj edhe në zhvillimet e një vendi. 1990 e gjeti Shqipërinë pa traditë demokracie. Pati tendenca, por asnjëherë nuk u kondolidua demokracia. Diçka duhet pasur në konsidertë në atë periudhë, afrimi me Perëndimin. Lidhja me Italinë, me Austrinë, me SHBA-në. Në ato vite ishte një periudhë ku Shqipëria tentoi të afrohej me Perëndimin. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV