Vrasja e të riut nga polici, Lleshaj: Nuk kam përgjegjësi për ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar dorëheqjen e tij pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

I ftuar në ‘Opinion’, Lleshaj tha se dorëheqja ishte akt moral dhe politik, ndërsa shtoi se nuk ka përgjegjësi për ngjarjen.

“Sigurisht që dorëheqja është pranuar sepse është e parevokueshme dhe është atuomatikisht e pranueshme dhe e pranuar. Dorëheqja është një akt moral, i rëndësishëm dhe merret atëherë kur ndërgjegjja arrin në përfundimin që duhet bërë ky akt, këtë vendim e kam marr që herët, siç e tha dhe Kryeministri por sot e finalizova pas takimit me KM. Dorëheqja jepet vetë, është një akt individual dhe sovran i imi. E vetmja kontradiktë është kontradikta me përvojën e krijuar në Shqipëri lidhur me dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka një dimension human në radhë të parë. Kemi vrasjen e një djali të ri.

Së dyti ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit në çdo gjë që ndodh tek dikush. U bë disa ditë që persona që kanë përgjegjësi për shumë tragjedi kanë ngritur padrejtësisht gishtin dhe dorën kundër policisë, ndërkohë që u mungon ndërgjegjja dhe i kanë lënë shtetit një borxh shumë të madh siç është 21 Janari. Edhe pse nuk kam përgjegjësi për ngjarjen e jap si argument politik. Ata kërkuan që të japë dorëheqjen Lleshaj, tani çfarë do të bëjnë ata.”, tha Lleshaj.

Të fundit

U përplas me prokuroren/ Babai i Luis Meçes: Duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi...

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për...

Dritan Hila: Nuk ka faj fituesi, por ata që ndjekin humbësin!

Në librin e tij “Era e revolucioneve”, Fareed Zakaria shkruan se ndërmjet shumë tezave të konservatorëve që kanë marrë revansh në ditët e sotme,...

Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit...

Berisha ‘nuk shkulet” nga PD/ Demokratët i kujtojnë nenin për dorëheqjen

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së...

Lajme të tjera

Web TV