Protesta në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë njofton: 7 të lënduar, 5 policë e 2 protestues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se 7 persona kanë mbetur të lënduar nga protesta që u zhvillua sot për 4 orë në kryeqytet, pas vrasjes së Klodian Rashës.

Sipas MSH-së, aktualisht po marrin shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet.

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë. Urgjenca mjekësore dhe spitalet vijojnë në gatishmëri.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës,  Jorgo Goro, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”,...

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ mohon raportimet se ambasadori ka marrë votat nga kutitë

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosja, Alban Krasniqi, ka thënë se dy lajmet e shpërndara së fundi, ai në lidhje me raportimet se ambasadori ka marrë...

Wikipedia akuzohet se censuron mediat konservatore

Wikipedia është akuzuar për përjashtimin e mediave konservatore nga përdorimi si material burimi. Qendra për Kërkimin e Medias, një organizatë konservatore, publikoi një raport mbi...

Vota e diasporës, ja sa shqiptarë janë regjistruar deri më tani

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV