Rama poston videon e spitalit të Pediatrisë Durrës, mjekët: Transformimi si nata me ditën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka vendosur fokusin mëngjesin e sotëm në investimin e bërë në spitalin e Pediatrisë në qytetin e Durrësit.

Përmes një video në Facebook, ai ka sjellë pamje të ambienteve të brendshme të spitalit të rinovuar si dhe disa rrëfime të mjekëve.

Mjeket shprehen se ky spital është transformuar dhe është bërë me kushte më të mira duke i ofruar pacientëve trajtim të mirë.

Një tjetër infermiere shprehet se dikur ka pasur ankesa nga prindërit mbi kushtet e spitalit ndërsa transformimi që i është bërë, është si nata me ditën.

Unë jam infermiere prej shumë kohësh në urgjencën e Pediatrisë dhe jam shumë mirënjohëse sidomos në kohën e COVID-it në këtë situatë kaq të vështirë të bëhet kjo godinë kaq e mrekullueshme. Nuk kam punuar kurrë në kushte kaq të mira” – u shpreh një prej mjekeve.

Dikur neve na vinte zor për kushtet që ishin për fëmijët që i çonim në dhomën e shtrimit. Sot është si nata me ditën. Këto kushte na e bëjnë më të lehtë të jemi më komod” – tha një mjeke.

Prindërit dikur thonin se nuk mund t’i linin fëmijët këtu. Tani nuk duan të dalin nga spitali” – tha një tjetër mjeke./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV