Policia ka reaguar menjëherë pas protestave në disa qytete për vrasjen e Klodian Rashën ditën e djeshme, me qendër në Tiranë.
Në Korçë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 persona, kurse në Bulqizë 7 të tillë.
Mësohet se në Tiranë nuk kanë përfunduar ende hetimet teksa janë 12 protestues që mbahen të shoqëruar në komisariatet 1 dhe 2 në kryeqytet.
Nën hetim janë vendosur: S. M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq për protestat e zhvilluara përpara Bashkisë dhe komisariatit të qytetit.
Ditën e djeshme në Korçë janë shoqëruar në komisariat organizatorët e protestave ku mes tyre ishte dhe kryetarja e FRPD-së në këtë qytet.
Gjithashtu dhe në Bulqizë janë vendosur nën hetim 7 persona, A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH., 20 vjeç; banues në Durrës e Bulqizë.
Ata kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë e Dibër për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al