Vrau me dy plumba Klodian Rashën, jepet vendimi për policin, ja çfarë tha në gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për Nevaldo Hajdarajn, efektivi 31-vjeçar i forcave Shqiponja, i cili qëlloi për vdekje të riun, Klodian Rasha pas mesnatës së të hënës në zonën e Laprakës.

Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë“, mësohet të ketë thënë ai në gjykatë.

Në ekspertizën e kryer nga prokurori i çështjes ka rezultuar se në armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash çka e bën të pamundur përcaktimin nëse arma i përket apo jo Rashës. Pritet tashmë të kryhet një tjetër ekspertizë për të verifikuar këtë dyshim.

Dy ditë më parë në orë policore në mesnatë polici i Shqiponjave, qëlloi për vdekje dy herë të riun Klodian Rasha. Pas kësaj ngjarje një valë protestash ka shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.

Madje kjo ngjarje ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj që është pranuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Lleshaj u bë ministri i tretë i brendshëm i larguar nga qeveria Rama në 2 mandate./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV