Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Kuvend pr/buxhetin e vitit 2021.
Balla shprehet se presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit, duke e konsideruar si të turpshme dhe djallëzore vonesën e tij.
“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:
Mbështetja më e madhe për shëndetësinë dhe rindërtimin, mbrojmë jetën e qytetarëve nga pandemia, garantuam fondin për vaksinën anti-covid, rimbursojmë kurimin çdo qytetari/qytetareje shqiptare nga covid-19, rrisim pagat me 40% për mjeket dhe personelin shëndetësor, miratuam 280 milionë dollarë për rindërtimin.
Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!”, deklaron ai./Bl.Ba/Fjala.al