Tensionohet situata në Shkodër, ndërhyn FNSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u detyruan të hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë një protestë të dhunshme që nisi në mesditë në Shkodër ku dhjetëra të rinj mësynë selinë e Partisë Socialiste duke nxjerrë jashtë të gjitha orenditë e duke u vënë flakën në mes të rrugës.

Mësyrja ka ndodhur pak pasi qindra qytetarë të Shkodrës nisën protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Sulmi u krye kryesisht nga minorenë, ndërsa për rreth 30 minuta në asnjë moment nuk ka pasur ndërhyrje të forcave të policisë për t’i ndaluar.

Selia e Partisë Socialiste ndodhet në rrugën “Vilson”, përballë Poliklinikës Shëndetësore të qytetit. Flakët nxitën tym dhe rrezikuan të dilnin nga kontrolli duke vënë seriozisht në rrezik edhe mjediset e poliklinikës. Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve mënjanoi gjithçka.

Drejtuesi i shtabit elektoral të Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja komentoi situatën duke akuzuar drejtuesit e opozitës, Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademin.

“Kjo nuk është Shkodra, do doja nga qytetarët të mbajnë qetësinë dhe t’i lëmë organet e rendit të bëjnë detyrën,” – tha Beqja ndërsa shtoi se, “dihet prej ditësh se kush janë në krye të protestës, përgjegjës janë katër persona që përpiqen të djegin Shqipërinë, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, por sot në Shkodër janë edhe Voltana Ademi”.

Beqja tha se pas kësaj ngjarjeje, asnjë nga protestat nuk lidhet më me vrasjen e Klodian Rashës.

Të fundit

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Lajme të tjera

Web TV