Fundi i valës së dytë? Rënie rajonale e infektimeve me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në disa vende të Ballkanit, numri i rasteve të reja është në rënie. Kështu, në Serbi, autoritetet shëndetësore raportojnë për 4 932 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 49 viktima. Shifrat e të infektuarve të rinj janë në rënie për të disatën ditë radhazi.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila para pak javësh kishte nivele të larta të përhapjes së virusit, vihet re një ulje e kurbës. Në 24 orët e fundit janë 213  raste të reja me Covid-19, shifra të nxjerra nga 741 testime të kryera. Si pasojë e infektimit me Covid janë regjistuar gjithashtu edhe 26 viktima të cilët nuk arritën dot të fitonin betejën me Covid.

Edhe Greqia po përballet me uljen e kurbës. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 639 raste të reja pozitive me Covid -19 dhe 62 viktima.

Rënia e numrit të rasteve të reja po verifikohet edhe në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1 327 mostra, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive. Ndërsa numri i viktimave është 5.

Në Shqipëri, ulja e kurbës është më e lehtë, megjithatë e dukshme në krahasim me pak ditë më parë kur numri i infeksioneve të reja arriti mbi 800, ndërsa ai i viktimave 18. Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë regjistruar 661 raste të reja pozitive nga 2108 testime të kryera dhe 13 viktima nga Covid-19.

Rënia e numrit të rasteve të reja reflekton zbatimin e masave parandaluese, sidomos në rastet e Greqisë dhe Kosovës. Kjo tkurrje e pandemisë, edhe pse në përmasa të vogla, mund të shërbejë për të studiuar më në detaje se cila është strategjia më efektive për parandalimin e përhapjes së virusit.

Lexo edhe :  Dita ndërkombëtare e gruas, Google feston me Doodle kontributin e femrave në teknologji

Ajo mund të shihet deri diku edhe si fundi i valës së dytë, nëse marrim si referencë rënien e rasteve gjatë muajve të verës. Në Europë janë disa epidemiologët që mendojnë se po pandemia po shkon drejt fundit të valës së dytë, ndërsa e treta është e pritshme në janar.

Të fundit

Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS!Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Detaje të reja mësohen në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me secilin nga drejtuesit politikë...

Analiza/ Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Nga Preç Zogaj Me rikthmin në krye të partisë më të madhe opozitare Berishës i ra barra e ndërtimit të një projekti për rrotacionin e...

Frika se SHBA mund të tërhiqet nga NATO, Italia nis punën për rritjen e ushtrisë së saj

Italia po ecën me kujdes në strategjinë e saj për Ukrainën, duke refuzuar dërgimin e trupave në një mision ekskluzivisht evropian, por duke shqyrtuar...

Eksporti ku ia kalojmë Serbisë/ Kultivimi i trangullit kornishon, Shqipëria kryeson

Në Fier ka nisur sezoni i mbjelljeve në serat diellore. Një nga fermerët më të mëdhenj në këtë sektor është Besnik Bogdani nga fshati...

Pse duhet të flini më shumë në fundjavë? Ja çfarë thonë studimet

Shkencëtarët pohojnë se më shumë gjumë se zakonisht të shtunën ose të dielën në mëngjes është i mirë për shëndetin tonë dhe mund të...

Lajme të tjera

Web TV