Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Guvernatori Sejko: Përmbushim prioritet për integrimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë u mbajt sot ceremonia e prezantimit të Projektit të Binjakëzimit me temë, “Fuqizimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me legjislacionin e BE”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se, objektivat e institucionit që drejton përkojnë me përafrimin e kuadrit të saj ligjor, rregullator dhe operacional, me atë të sistemit evropian të bankave qendrore.

Fjalimi i plotë i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gentian Sejko.

“Kam kënaqësinë që, si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, t’ju uroj mirëseardhjen në ceremoninë prezantuese të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me legjislacionin e BE-së”.

Ky projekt i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Para-Anëtarësimit të vitit 2015, është në vazhdën e projektit të mëparshëm “Identifikimi i nevojave për përafrimin e Bankës së Shqipërisë” – konceptuar dhe udhëhequr nga Banka Qendrore Evropiane, në partneritet me 11 Banka qendrore të Bashkimit Evropian. Nga ky këndvështrim, projekt i ri që po lançojmë sot duhet konsideruar si vazhdimësi e projektit të mëparshëm, përderisa ai do të adresojë një pjesë të mirë të rekomandimeve të vitit 2014.

Duke shpresuar që pranvera e 2020 do të hapë dritën jeshile të negociatave, dua të siguroj të pranishmit në këtë sallë që Banka e Shqipërisë mbetet një institucion plotësisht i angazhuar në përmbushjen e prioriteteve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.

Objektivat madhorë të përsosjes afatgjatë të institucionit përkojnë me përafrimin e kuadrit të saj ligjor, rregullator dhe operacional, me atë të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Në këtë pikë, dëshiroj të theksoj se ndërmarrja e projekteve të tilla nënvizon qartazi angazhimin reciprok të BE-së dhe të Shqipërisë në drejtim të thellimit të proceseve integruese të kësaj të fundit, si dhe ripërtërin perspektivën e qartë evropiane të Shqipërisë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Në dekadën e fundit, Banka e Shqipërisë ka zbatuar disa projekte të financuara me fondet e BE-së.

Projekti i parë i Binjakëzimit u zbatua gjatë vitit 2012–2013 dhe, ashtu si sot, Banka e Italisë – në atë kohë, në partneritet edhe me Bankën e Francës – kontribuoi me sukses në arritjen e rezultateve konkrete në 6 fusha të rëndësishme të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.

Projekti i dytë “Identifikimi i nevojave për përafrimin e Bankës së Shqipërisë”, i financuar nga fondet e BE-së, u udhëhoq nga Banka Qendrore Evropiane dhe u zbatua gjatë vitit 2014. Projekti me kohëzgjatje 6 mujore synonte vlerësimin e kuadrit ligjor, rregullator dhe operacional të Bankës së Shqipërisë, në krahasim me standardet dhe praktikat më të mira të bankave qendrore evropiane.

Nga ky këndvështrim duhet nënvizuar se rekomandimet e lëna në përfundim të projektit, përbëjnë listën e prioriteteve kryesore për përafrimin institucional të Bankës së Shqipërisë me modelin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

Më tej, për të mundësuar adresimin e prioriteteve të sipërpërmendura, Komisioni Evropian vendosi të akordojë një mbështetje financiare në vlerën 800 mijë euro, si pjesë e Instrumentit të Para-Anëtarësimit të vitit 2015. Pas një procesi të gjatë konsultimesh dhe shkëmbimi informacionesh, për herë të parë, nga vetë ekspertët e Bankës së Shqipërisë, u përgatit projekti i Binjakëzimit, i cili iu dorëzua Delegacionit Evropian të akredituar në Shqipëri.

Në përfundim të procesit përzgjedhës, fituese për zbatimin e Projektit të Bankës së Shqipërisë, rezultuan Banka e Italisë dhe Banka e Gjermanisë. Pjesë e skuadrës fituese për lëvrimin e komponentëve të veçantë do të jenë dhe Banka e Francës dhe Banka Kombëtare e Rumanisë.

Sigurisht, ndjehemi të privilegjuar nga ky partneritet i ngushtë me dy bankat e mëdha. Marrëdhëniet me këto institucione datojnë herët në historikun e Bankës së Shqipërisë. Mbështetja e tyre e vazhdueshme ndër vite, në forma multi dhe bilaterale, ka kontribuuar që Banka e Shqipërisë të përmbushë objektivat e saj dhe të funksionojë si një institucion modern dhe i besueshëm. Është kjo arsyeja që më bën optimist se edhe projekti i radhës do të përmbyllet me sukses, pavarësisht agjendës të ngjeshur dhe kohës së shkurtër.

Pa dashur të zgjatem më tej, më lejoni që shkurtimisht t’ju njoh me fushat e punës sonë ku do të shtrihet fokusi i këtij projekti. Programi që kemi ndërtuar do të përfshijë 8 departamente të ndryshme të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që do të adresojë çështje të rëndësishme, që teknikisht e në mënyrë koncize përmblidhen në 5 komponentë si më poshtë:

Mbikëqyrja Bankare dhe Stabiliteti Financiar;
Politika Monetare dhe Statistika;
Auditi i Brendshëm;
Sistemet e Pagesave;
Funksione të tjera të bankingut qendror, si burimet njerëzore dhe integrimi evropian;
Për secilin prej komponentëve janë parashikuar rezultate të matshme, të cilat do të përkthehen në dokumente rregullatore, manuale dhe rekomandime specifike të natyrës politikëbërëse. Të gjitha rezultatet synojnë të sjellin një shkallë të lartë të përafrimit të produktit final, në raport me standardet dhe modelet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

Të nderuar pjesëmarrës,

Shpresoj që ky projekt të japë fryte afatgjata, duke i shërbyer forcimit të kuadrit rregullator dhe operacional të Bankës së Shqipërisë, si një nga institucionet me kontribut të qenësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Në emër të institucionit që drejtoj, më lejoni të shpreh gatishmërinë tonë për të zbatuar me sukses Projektin e Binjakëzimit, duke treguar profesionalizëm dhe përgjegjshmëri në përmbushjen e objektivave të tij.

Në përfundim, dëshiroj të bëj disa falënderime, duke filluar me Komisionin Evropian, falë mbështetjes së të cilit u mundësua financimi i këtij projekti. Besoj se mbështetja e Komisionit nuk do të na mungojë edhe në nisma të tjera të Bankës së Shqipërisë, gjatë përballimit të sfidave të përafrimit dhe progresit të vendit drejt familjes së përbashkët evropiane.

Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj Delegacionin Evropian për mbështetjen dhe sugjerimet e vlefshme të dhëna përgjatë gjithë kohës së hartimit dhe konsultimit të projektit, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kontraktimeve Financiare, e cila, në çdo fazë të procesit të hartimit dhe të përzgjedhjes, ka këmbëngulur në respektimin e të gjitha procedurave të adoptuara nga KE-ja për administrimin e fondeve financiare.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Bankës së Italisë, si institucioni i cili, në vazhdimësi, na mbështet me përcjelljen e eksperiencës së saj të vyer. Shpreh besimin se eksperienca dhe serioziteti i zotit Gola është një garanci më shumë në këtë drejtim.

Mirënjohje të veçantë dëshiroj të shpreh edhe për Bankën e Gjermanisë, për pjesëmarrjen e saj aktive në këtë projekt dhe për rolin e saj specifik në drejtimin e projektit rajonal për “Fuqizimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore të Ballkanit Perëndimor në përafrimin me Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”.

Falënderimi i radhës shkon për Bankën Kombëtare të Rumanisë dhe për Bankën e Francës, për përfshirjen e tyre në këtë projekt.

Falënderimi i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, shkon për stafin e Bankës së Shqipërisë të përfshirë intensivisht në hartimin e projektit dhe në zbatimin e tij. Shpreh bindjen se, ashtu si në eksperiencat e mëparshme, edhe këtë herë, projekti do të përmbyllet me sukses, duke kontribuuar në përsosjen e mëtejshme të institucionit tonë”.

Të fundit

Franca triumfon ndaj Italisë dhe del fitimtare e grupit, Belgjika zhgënjen ndaj Izraelit

Franca triumfoi 1-3 ndaj Italisë, në takimin e mbajtur në Milano. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën...

“Mamaja e ish-partnerit më rrihte”, shokon ish-konkurrentja e “Përputhen”

Pak kohë më parë, ish-banori i “Për’puthen” gjithashtu dhe ish i fejuari i Saide Buzit, Gerti ndezi rrjetin duke e akuzuar këtë të fundit...

Alarm kuqezi para Ukrainës, FSHF jep informacion pas dëmtimit të Jasir Asanit

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës,...

Pse shmangia e kujtimeve nuk funksionon?

Kujtimet e traumës mund të ndërhyjnë në jetën e përditshme dhe të shkaktojnë tension. Shmangia është një mënyrë mbrojtëse, por përdorimi i saj i...

“Kurrë nuk jam intimiduar”, ish-nënkryetarja flet pa doreza:Ja pse u largova nga politika

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj ishte e ftuar këtë të diel në një emision televiziv ku foli mbi angazhimet e saj të mëparshme politike,...

Lajme të tjera

Web TV