“Pasojat janë para syve tanë”, paralajmërimi: Bota do përballet me një të ardhme të zymtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse liderët nuk bëjnë zgjedhjet e duhura për t’u rikuperuar nga pandemia për të shmangur thellimin e problemeve mjedisore dhe pabarazitë sociale, bota përballet me një të ardhme të zymtë nga kriza në krizë, duke përmbysur arritjet e bëra në dekadat e fundit në shëndetësi, arsim, liri sociale dhe luftimin e varfërisë, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ndikimet e pashembullta të pandemisë së koronavirusit, të kombinuara me krizat mjedisore me të cilat po përballet bota, kërcënojnë të prishin përparimin dhe zhvillimin njerëzor, duke i lënë shoqëritë në të gjithë botën të prekshme dhe më të pabarabarta, sipas një raporti të ri nga programi i zhvillimit të KB.

Pedro Conceição, drejtori i UNDP dhe autori kryesor i raportit të tij më të fundit të zhvillimit njerëzor, botuar të martën, tha se zgjedhjet që qeveritë në të gjithë botën do të marrin tani, do të ndikojnë në shoqëritë në botë për shumë vite që do të vijnë.

Pasojat janë para syve tanë. Ndryshimi i klimës mund të duket i largët për disa njerëz, por po ndodh tashmë, ne i shohim provat. Nuk kemi kohë për të humbur”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV