Indeksi Global i Njohurive, ja ku renditet dhe në çfarë është mbrapa Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria renditet në vendin e 61 mes 138 shteteve në Indeksin Global të Njohurive.

Në raport jepen pikat më të forta dhe më të dobëta të vendit si dhe renditje specifike sektoriale ku më dobët paraqitet pjesa e arsimit të lartë dhe teknologjia.

Kjo në fakt nuk përbën surprizë pasi edhe më herët raport të tjerë kanë nënvizuar një qasje ende modeste të Shqipërisë në këtë aspekt. Në dy raportet e ngjashme të publikuara më herët Shqipëria ishte e renditur në vendin e 67 dhe vihet re të ketë bërë një progres në numra por kjo nuk kuptohet nëse vjen si efekt i përmirësimit të saj apo përkeqësimit të vendeve të tjera.

Indeksi Global i Njohurive 2020 thekson se vendi ynë është një performues “i moderuar” në terma të njohurive dhe infrastrukturës. Gjithsesi është vendi i 9 mes 36 të tjerëve që kanë zhvillim të lartë njerëzor.

Pikat e forta sipas raportit janë rregulloret përcaktuese të punës, ndikimet e rregullave të biznesit në Investimet e Huaja Direket, printime dhe prodhues të publikimeve, hyrjet neto nga Investimet e Huaja direkte dhe prevalence e barrierave jo tarifore.

Sa i takon pikave që sipas raportit ka nevojë për përmirësim së pari është pavarësia e gjyqësorit, publikime më të mira shkencore, importe më të larta neto të teknologjisë së lartë (në raport me përqindjen e tregtisë), universitete të renditura globalisht si dhe regjistrimi në universitete të renditura globalisht (% e studentëve në shkolla të larta).

I njëjti raport bën një renditje të vendeve sa i takon edukimit duke marrë në analizë të gjithë hallkat si dhe disa sektorë të lidhur me të.

Kështu në edukimin parauniversitar Shqipëria renditet në vendin e 58 ndërkohë që në aspektin e trajnimeve dhe edukimit teknik në vendin e 51. Në arsimin e lartë Shqipëria zbret disa shkallë duke rënë në vendin e 77 për tu përkeqësuar edhe më tej tek informacioni dhe teknologjia e komunikimit në vendin e 78. Tek ekonomia vendi ynë regjistron pozicionimin 77 kurse në kërkim dhe inovacion të 63-in.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 2 Korrik 2025

Panorama për rajonin tregon se vendi me performancën më të mirë në këtë Indeks është Serbia që renditet në vendin e 48. Më pas vjen Kroacia në vendin e 49, Greqia në vendin e 59 dhe më pas Maqedonia e Veriut e 77-a dhe Bosnjë Hercegovina 95.

Indeksi Global i Njohurive, është një publikim që mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondacioni Mohammed bin Rashid Al Maktoum Knowledge Foundation./monitor/

Të fundit

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

Lajme të tjera

Web TV