Rama përzgjedh Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili mban aktualisht postin e ministrit të Bujqësisë.

Në një postim në Twitter, Rama ka njoftuar se emrin e Çuçit për ministër të Brendshëm e ka dërguar për dekretim tek presidenti Ilir Meta

Ndërkohë si ministre të Bujqësisë pritet të vendohet Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Pak ditë më parë, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Pas dorëheqjen Lleshaj theksoi se e mbylli këtë kapitull të angazhimit të tij në krye të ministrisë së Brendshme “me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Skandal në burgun e të miturve/ Rojet organizonin “Luftëra Gladiatorësh” mes fëmijëve

Një skandal i rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë për të mitur në Kaliforni, pasi dhjetëra oficerë të sigurisë...

Blegtoria shqiptare në krizë! Qumështi serb vjen më i lirë se ai vendas

Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira, kjo shihet nga rënia drastike që po pëson numri i të imtave dhe gjedhëve në...

Kaosi në Parlamentin e Serbisë, tre deputetë plagosen nga hedhja e bombave tymuese

Të paktën tre deputetë u plagosën të martën pas kaosit që në parlamentin e Serbisë, ku u hodhën bomba tymuese. Politikanët ishin planifikuar të votonin...

Bashkimi rreth koalicionit opozitar, Rama ironizon Berishen: Fronti i Noc Rrokut!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kreu i qeverisë e ka quajtur bashkimin...

Apple prezanton emoji të rinj me iOS 18.4

Apple ka njoftuar se iOS 18.4 do të sjellë një grup të ri emoji, të bazuar në standardin Unicode 16. Përditësimi do të përfshijë emoji...

Lajme të tjera

Web TV