Kuvend/ Vjosa Osmani: Shqipëria, ëndrra jonë e përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është pritur nga kryeparlamentari dhe deputetët shqiptarë. Teksa i pari që foli në sallë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Komisoni i Posaçëm do të japë një vendim të drejtë.

Mbështesin UÇK-në, ata që janë në anën e drejtë. Keni gjithë mbështetjen e solidaritetin tonë. Komisioni posaçëm ka nisur nga puna dhe do të nisë shumë shpejt për një vendim. Jam i bindur që në emër të UÇK do të dimë të mbrojmë drejtësinë dhe dinjitetin e kësaj ushtrie, në shërbim të popullit të vet”, tha Ruçi.

Ndërkohë, Vjosa Osmani tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ëndrra jonë e përbashkët e qytetarëve kosovarë.

Ky komb i lashtë ka dhënë shumë për qytetërimin europian. Shqipëria është vetëm atdheu i bashkëvëllezër dhe bashkë motrave, por është ëndrra jonë e përbashkët. Këtu na solli sakrifica e qytetarëve, civilëve të vrarë dhe shumë të pagjetur. Dua t’i thërras të rinjtë e vendeve tona, që të ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat do të jetësohen.

Ata do të jenë aty ku dihen, në majat më të larta të profesionit. Kosova dhe Shqipëria do të kenë ndryshim nëse shfrytëzojnë kapacitetin e 50% të të rinjve. Ftoj deputetët që janë në këtë dhomë dhe ata jashtë saj, që të kultivojnë mundësinë për ecjen e të rinjve. Kosova s’mund të shpërblejmë Serbinë me territore”, tha Osmani./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës,...

“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si...

Netanyahu falenderon Trump pas thirrjes së anulimit të gjyqit për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit bëri thirrje për anulimin e gjyqit të zgjatur për korrupsion...

Kërkon largimin nga Barcelona, Igli Tare tenton ta sjellë në Milano

Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Danezi i pakënaqur me minutat e pakta të aktivizimit, ka kërkuar largimin...

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të tërë nga Tirana në Uashington...

Lajme të tjera

Web TV