U dëmtua në sy gjatë protestave, del me sukses operacioni në Turqi për policin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se operacioni në syrin e efektivit të policisë, Fadil Allaraj, i cili u plagos gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës, ka dalë me sukses në Turqi.

Rama u shpreh se efektivi kreu transplant në kornenë e syrit. Për këtë, kreu i qeverisë falënderoi mjekët turq që u përkushtuan dhe ambasadorin turk, i cili shprehu gatishmërinë për ta transportuar.

“Jam shumë falënderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që faktikisht rrezikoi që të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit edhe vetë familja, por edhe ne, kërkuam që të shkonte në Turqi, për të bërë një ndërhyrje të specializuar në një transplaent të kornesë së syrit, për të cilin morëm lajmin se ka dalë me sukses, – tha kryeministri.

Për këtë i takon një falënderim të veçantë atyre që e mundësuan dhe ambasadorit që ishte i gatshëm për ta realizuar transportin e tij në kohë rekord. Kjo është një arsye për t’ gëzuar sot, pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh të shkonte në atë spital, ku mesa duket ka dalë me sukses. Kështu që faleminderit për këtë”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M,...

Varri i Petro Markos i lënë në harresë

"Vdekjes nuk i druhem. I druhem harresës. I druhem që mos më mbetet asnjë kujtim për ata që do të vijnë pas meje". Eshtë një...

Gjyshi akuzohet se ngacmoi mbesën, babai i saj: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës. 31-vjeçari...

Dhuna në Bulqizë/ Pas kallëzimit të Mziut, referim në SPAK edhe për zyrtarin Murra

Pas skandalit të dhunës ku ishte i përfshirë kandidati për deputet i PD-së në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, policia bën me dije se ka...

Tre arsyet që udhëtimi juaj mes shoqesh mund të kthehet në makth

Dëshirë për të bërë pushime mes shoqesh, për disa ditë larg rutinës dhe për pak aventurë së bashku? Ja çfarë duhet të dini që...

Lajme të tjera

Web TV