Mentor Petrela prek me fjalët për Drini Dobin: Në Rinas zbriti nga qielli për të na dhënë lamtumirën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor Petrela

Natë e ftohte ne Rinas nga një arrivals jo i zakonshëm zbriste Drini nga qielli në prag Krishtlindjesh sa për të na dhëne lamtumiren.

”Thyem rregullin” ne te mjeksise te grumbulluar ne heshtje me duartrokitje duke shtruar asfaltin me karafila te bardhe. Qielli i erret nga smogu nderkohe nuk linte te shiheshin yjet ose ndonje meteor.

Mailit te fundit te 11 Nentorit me Drinin e shtruar ne neurologji me CO-19 me propozime optimiste per sherbimin qe drejtonte nuk ja ktheva parandjenje me teper se sa gabim a peng duke imituar Dickens qe nuk ju pergjigj Andersenit kurre.

Kur u paraqit si kandidat qe kishte fituar te drejten per tu specializuar ne neurologji e pyeta: Drini nga Dobatet e Ismail Kadares je? Nisi te me shpjegoje lidhjet familjare aty fiksova prozodine e zerit te tij mbreselenes. Me vone me Kukullen realizova disa karakteristika te njgjashme.

Ndoqi etapat e specializimit duke studjuar por ajo qe binte ne sy ishte perkushtimi dhe humanizmi me te cilin trajtonte te semuret me nje paralelizem shembullor ne kolegjialitet. Kreu specializimin dhe mbeti i uritur per te mesuar duke frekuentuar stafet e perjavshem duke pritur me kemengulje deri sa te gjente nje dritare kohe nga koha kirurgjikale per te diskutuar per pacientin ”Shenjtin’* e tij.

Mbeti gjithnje nxenes por sic i rrefehej Gete Schillerit ”mos mirnjohja eshte dobesi nuk kam njohur njerez te medhenj mosmirnjohes”. Prandaj Drini i vogel u rrit u be shef sherbimi te urgjences cerebrovaskulare mirnjohes ndaj atyre qe e mesonin dhe sherbyes i perulur ndaj te semureve familjareve nje minister i vertete. Nuk ju desh shume kohe Drinit per tu bere Aristotelian, kam qene i bindur kur i kam besuar mesimdhenien e pare ashtu si ne portikun e Eton College shkruhet ”Teach me if you can” e meritoi me zellin e tij te ”tepruar”.

Lexo edhe :  2024, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

De mortuis nil nisi bonum, nuk duhet, kerkoj ndjese ne qofte se ndokush  preket ose fyhet por e verteta eshte se Drini besoi shume dhe kishte nje asimetri te madhe ne institucionin e besimit e te dashurise se tij ne raport me te tjeret dhe kjo e demtoi.

Ne kater pese netet fundit qe kaloi ne reanimacion e A3  arrita disa here ne dite ta shoh permbys pa konceptin ARN virale me leprozariumin biblik ne mendje  duke i ferkuar pa doreza e pa maske kurrizin leshator per ti transmetuar sensibilitetin, buzeqeshjen duke i folur e inkurajuar humanizmin qe e dashuronte. Ishte vigjil, arrita te fle me tha nje dite, te nesermen me pyeti do behem mire? Avioni pritej gjate dites Florinda tek hyrja e reanimacionit me maske me pyeti si eshte prof? I shastisur dhe duke mos identifikuar nga maska e saj arrita te ve masken e teatrit e te mermeris ”eshte i qendrueshem” Me fal Florinde.

NA FAL DRINI

Të fundit

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran. Me këtë rezultat, ky...

Lajme të tjera

Web TV