Nis kthimi i emigrantëve nga Italia dhe Greqia për festa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vigjilje të festave të fundvitit është rikthyer edhe fluksi i emigrantëve që nga vendet fqinje, ku jetojnë e punojnë, vijnë për të kaluar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve me familjet e tyre në Shqipëri.

Pandemia, gjithsesi, ka sjellë një ulje të ndjeshme të lëvizjeve. Këtë të diel, në pikën kufitare të portit të Durrësit, 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, janë rreth 3800 udhëtarë dhe 460 mjetet që vijnë nga Italia.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele, në funksion të udhëtarëve dhe mjeteve që priten të mbërrijnë edhe gjatë ditëve në vijim nga Italia, ku lëvizjet e qytetarëve kufizohen nga data24 dhjetor duke klasifikuar të gjithë vendin “zonë të kuqe”.

Edhe në pikën kufitare të Kapshticës nuk kanë munguar emigrantët e kthyer nga Greqia, ndonëse fluksi mbetet i ulët. Pas hapjes së pjesshme të doganës, vetëm për datën 19 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 552 shtetas dhe 133 mjete, ndërkohë vijon të mos lejohet lëvizja e automjeteve të vogla, taksive dhe autobusëve. Emigrantët mbërrijnë në doganën greke me taksi, kalojnë në këmbë dhe më pas sërish me taksi ose mjete familjare shkojnë në banesat e tyre.

l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Eminem padit Meta-n, kërkon mbi 95 milionë euro dëmshpërblim!

Reperi i njohur Eminem dhe kompania e tij diskografike, Eight Mile Style, kanë ngritur një padi kundër Meta Platforms,...

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë dhe tha...

Plastika po na mbyt dhe pas thirrjeve të OKB-së: Luftoni ndotjen nga plastika

Pas Ditës Botërore të Mjedisit Nga Leonard Veizi Më 5 qershor bota ndalet për të reflektuar mbi një sfidë të përbashkët dhe urgjente: mbrojtjen e...

Shisnin biletat në treg të zi nga 300 deri në 1000 euro, pranga 3 personave në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7...

Referendumi për nënshtetësinë në Itali mund ta bëjë vendin më të drejtë

Për dekada me radhë, shteti italian ka ashpërsuar rregullat se kush ka të drejtë të quhet italian. Ky është një shans për të kundërshtuar...

Lajme të tjera

Web TV