Video/ I hapet goja gjatë transmetimit ‘live’, gazetari i BBC kërkon falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezantuesi i BBC News, Ben Brown u kap në kamera, duke hapur gojën teksa ishte duke dhënë lajmet, ndërsa po transmetohej një kronikë.

Brown u duk se po binte në gjumë dhe ishte rehatuar në karrige përpara se të rifitonte shpejt qetësinë e tij dhe të vazhdonte me lajmet e radhës.

Ana njerëzore e të qenit i lodhur pas një dite të gjatë me lajme, u tregua me prezantuesin, i cili pastaj qeshi me veten sapo kujtoi se ishte në kamera.

“Falje për këtë shikues të dashur. Isha në fund të një turni të gjatë prej orës 5 të mëngjesit. Rreziqet e TV live!”.

Pas këtij episodi, komentet e përdoruesve në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku pjesa më e madhe ishin në mënyrë ironike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë detyruar autoritetet që përkohësisht ta...

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Lajme të tjera

Web TV