Historia emocionuese e Krishtlindjes që do ju përlotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia ka ndodhur disa kohë më parë, kur një baba ndëshkoi vajzën e tij të vogël 3-vjeçare vetëm sepse ajo harxhoi shumë letër për të mbështjellë një dhuratë.

Babai u inatos kur vajza e tij u përpoq të zbukuronte një kuti për ta vendosur poshtë pemës së Krishtlindjes. Gjithsesi, mëngjesin tjetër vajza e vogël ia dhuroi kutinë babait të saj dhe i tha:” Kjo është për ty, babi.”

Burri u turpërua për sjelljen e tij të mëparshme, por zemërimi i tij u rikthye sakaq kur zbuloi se kutia ishte bosh. Ai i bërtiti vajzës duke i thënë:”Nuk e di që kur i jep dikujt një dhuratë, supozohet të ketë diçka brenda kutisë ?”

Vajza e vogël e pa me lot në sy dhe i tha :” OH, babi, nuk është bosh. Unë e mbusha plot me puthje kutinë. Janë të gjitha për ty babi.”

Babai i prekur e mori vajzën në krahët e vet dhe iu lut që ta falte. Pak kohë më vonë, për shkak të një aksidenti me makinë vajza e vogël humbi jetën.

U tha se babai i vet e mbajti kutinë e puthjeve përgjithmonë me vete dhe sa herë që nuk kishte motiv për të jetuar e hapte kutinë dhe nxirrte një puthje imagjinare prej saj. Kështu kujtonte se sa shumë dashuri vajza e tij kishte vendosur aty.

Gjithsecili nga ne, i ka dhënë një kuti të mbushur me dashuri pa kushte fëmijëve, familjes, shokëve… Dhe nuk ka asgjë më të çmuar se kjo në jetë!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Romenët, historia e pushtimit paqësor

Etapat që sollën romët nga India në të gjithë botën. Marshi i gjatë i popullit rom Një popull i padeshifrueshëm, populli...

Parashikimi, “Orbital” i Samantha Harvey do jetë libri më i shitur në Britani

Shoqata e Librarive foli me stafin i cili gjithashtu theksoi James nga Percival Everett, dhe gjithçka nga autobiografia e Chris Hoy deri te një...

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë...

Shpërblime për “të varfërit” e administratës dhe policisë

Qeveria ka vendosur që për festat e fundvitit disa kategori të punonjësve të administratës që paguhen më pak, do të marrin shpërblim nga 10-15...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin/ Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Linda Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV