Lefter Maliqi: Nëse PD nuk publikon listat brenda dhjetorit do humbasë zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse duket që Lefter Maliqi është i pozicionuar në opozitë me qeverinë, ai ka rezervat e  veta për opozitën. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Maliqi bëri një deklaratë të fortë për Partinë Demokratike.

”Nëse brenda dhjetorit PD nuk do publikojë listat e kandidatëve për deputetë kjo forcë politike do humbasë zgjedhjet”, tha ai. Maliqi e shpjegoi këtë me vonesën e përgatitjeve të kësaj force politike por edhe të mënyrës se si po organizohet opozita.

-A është e përgatitur opozita për të ardhur në pushtet?

-Opozita është drejt fitores, por është shumë e vonuar. Kjo vonesë, moskrijimi i koalicioneve dhe mos shpallja e kandidatëve që është shumë thelbësore, se njerëzit do votojnë dhe kandidatët nuk do votojnë vetëm liderët e partive, është shumë e vonuar dhe rrezikon nëse në fund të dhjetorit, në fund të janarit nuk ka shpallur dhe koalicionet dhe kandidatët dhe rrezikon seriozisht fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Për të shmangur këtë pakënaqësi nga kjo keq-qeverisje, duhet që opozita të zbresë në bazë, jo në media. Në media le të dalin 2-3 veta siç dalin ata të PS-së, porn ë bazë nuk po shikojmë njeri. Janë disa eksponentë të LSI-së në bazë, por nuk po shikojmë eksponentë të tjerë. Nëse nuk i shpall në dhjetor dhe në janar kandidatët, PD rrezikon seriozisht zgjedhjet dhe kjo është një fatkeqësi. Në fillim të janarit duhet të jenë në bazë kandidatët. Edhe koalicionet duhen shpallur brenda dhjetorit. Sepse nuk ka më kohë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend...

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar...

LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij. Sipas...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë,...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV