Lefter Maliqi ka qenë një nga kritikët më të ashpër ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai ka kritikuar atë në sallën e Kuvendit sidomos gjatë një interprelance të posaçme dy muaj më aprë. Por tani që Lleshaj dha dorëheqjen çfarë mendon Maliqi? Mendimi i tij duke i ndryshuar., Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Maliqi tha se Lleshaj tregoi se është i ndershëm dhe atdhetar, por se ka qenë larg nga policia.
-Çfarë vlerësimi keni për ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj?
-Isha me disa deputetë të PS para disa ditësh sepse Komisioni i Sigurisë ku bëj pjesë unë, shkoi për një inspektim në Pogradec, Dibër të Madhe dhe Peshkopi. Do merrja guximin t’i bëja një mesazh zotit Lleshaj.
-Ja dërgove?
-Nuk ja dërgova, por po ja përcjell përmes studios tuaj. Në rradhë të parë një herë i uroj shëndet, kjo ishte një sfidë e humbur e tij, por unë e vlerësoj si intelektual , e vlerësoj si ushtarak korrekt që e do vendin e tij, por nuk kanë të bëjën fare qëndrimet e mia të cilat kanë qenë politike. Unë i kam thënë në interpelancë: “Zoti Lleshaj moralisht duhet të jepni dorëheqjen se ju keni rënë.” Kishte kohë që kishte rënë, rrinte kot ministër. Zoti Lleshaj nuk i zbatonte detyrat e ministrit siç i takonin me ligj sepse nuk e linte kryeministri, nuk drejtonte dot Drejtorin e Përgjithshëm, nuk e pyeste Sekretari i Përgjithshëm, nuk e pyeste PS, nuk e pyeste kryeministri. Pra, ministry i Brendshëm nuk kishte atributin dhe integritetin e duhur për të drejtuar Policinë e Shtetit. Ai donte ta bënte detyrën, por ishte e pamundur. Vrasja e 25 vjeçarit nuk është faji i Lleshajt, pavarësisht se ai dha dorëheqjen. Madje dorëheqjen nuk e dha vetë, por ja kërkuan. Nga ana morale bëri mirë që dha dorëheqjen, por nuk duhat të jepte dorëhqjen Sandër Lleshaj./Fjala.al/Ke.Ba