Arrestohet bosi shqiptar, drejtonte një rrjet droge në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane tha se ka shkatërruar një rrjet të kontrabanduesve të kokainës, duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, përfshirë dy drejtues të rrjetit.

Operacioni i kryer nga policia belge, pas një njoftimi nga hetuesit gjermanë, çoi në arrestimin e një shqiptari, 34 vjeç dhe një letonezi, 35 vjeç, të cilët janë “ndër bosët më të mëdhenj të drogës në Evropë”, tha policia gjermane në një deklaratë.

Të kontaktuar nga AFP, policia dhe prokurorët belgë nuk pranuan të komentojnë.

Policia kishte bastisur rreth 20 apartamente në Antuerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar. “Disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë janë sekuestruan”, shtoi policia gjermane.

Hetuesit kishin nisur hetimin e tyre pasi në vitin 2017 zbuluan 200 kilogramë kokainë të fshehura kuti me banane në 10 supermarkete në Bavari. Droga ishte transportuar nga Ekuadori në portin Hamburgut para se të shpërndahej në Gjermani.

Katërmbëdhjetë persona u dënuan për këtë rast. Por, policia kishte vazhduar hetimet e saj në një përpjekje për të gjetur organizatorët e rrjetit të trafikut.

Dy bosët e drogës të arrestuar besohet të jenë shefat e një rrjeti shqiptar në mbarë Evropën dhe luajtën një rol si ndërmjetësues midis karteleve të drogës në Amerikën e Jugut dhe blerësve evropianë të kokainës.

Ata ishin të vendosur në Belgjikë. Antuerp, porti i dytë më i madh tregtar i Evropës, favorizohet si një pikë kyçe për kontrabandistët e kokainës, për shkak të lidhjeve të transportit me Amerikën Latine./rel/

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV