Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Ambasada Amerikane: Partitë të respektojnë vendimin e Kushtetueses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë, duke u bërë thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim.

Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës, raporton Express.

Të hënën në mbrëmje, Qeveria e Kosovës u rrëzua pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor.

Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

Kështu, sot ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në orën 13:00 do t’i mbledhë në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por, një problem në aeroport mesa...

Lajme të tjera

Web TV