“Më thërriti dhe nisi të bërtasë me sharje të rënda”, gazetarja denoncon Pompeon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shpërtheu me zemërim sot ndaj një gazetareje të NPR (Radioja Kombëtare Publike), e cila e akuzoi se ai i kishte bërtitur me fjalë të sharëse kur ajo i drejtoi një pyetje për Ukrainën gjatë një interviste. Me një sulm të drejtpërdrejtë dhe personal, kryediplomati amerikan tha se gazetarja e kishte “gënjyer” dhe e quajti sjelljen e saj “të turpshme”.

NPR deklaroi se mbështet plotësisht punën e gazetares Louise Kelly.

Gjatë një interviste të zhvilluar të premten, Sekretari Pompeo u përgjigj me tone të tensionuara kur gazetarja Kelly e pyeti për Ukrainën, dhe në veçanti nëse ai duhet të kishte mbrojtur ambasadoren amerikane në Kiev, Marie Yovanovitch, largimi i të cilës është vendosur në epiqendër të procesit për shkarkimin e Presidentit Trump. Kjo ka qenë një pikë sensitive për zotin Pompeo, i cili si një mbështetës i fortë i Presidentit Trump, ka heshtur publikisht pasi presidenti dhe aleatë të tjerë të tij kanë sulmuar diplomatët e karrierës.

Pas intervistës, zonja Kelly thotë se u thërrit në mjedisin privat ku qëndronte zoti Pompeo, ku ai i bërtiti “për një periudhë kohore pothuajse sa ç’ishte vetë intervista”, duke përdorur sharje të rënda. Gazetarja thotë se ai ishte jo i kënaqur që ishte pyetur për Ukrainën./VOA

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV