Numri i abonentëve të internetit arrin në 480 mijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i abonentëve të internetit në vend ka arritur në pothuajse 480 mijë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti. Statistikat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se ky treg po rritet me ritme të shpejta edhe për këtë vit. Krahasuar me një vit më parë, numri i abonentëve të internetit është zgjeruar me 17.3%. Vetëm gjatë tremujorit të tretë, këtij shërbimi i janë shtuar rreth 7500 abonentë të rinj. Pandemia dhe masat kufizuese i dhanë një shtysë të mëtejshme zgjerimit të tregut të internetit në vend.

Mes muajve mars dhe shtator, statistikat numërojnë rreth 35 mijë abonentë më shumë në shërbimet e internet me brez të gjerë. Përveçse po rritet me ritme të larta, tregu i internetit duket më konkurrues dhe dinamik në strukturën e ndarjes sipas operatorëve. Pjesa e tregut të operatorit më të madh, Albtelecom, është në rënie konstante dhe tashmë ka zbritur në 27.4%, nga 32.6% që ishte një vit më parë. Operatori i dytë më i madh për nga numri i përdoruesve është Abcom, me rreth 18.5% të tregut.

Që nga fillimi i këtij viti Abcom është pjesë e Vodafone Albania dhe kjo ka nxitur ritme më të shpejta të rritjes, me pothuajse 22% më shumë krahasuar me një vit më parë. Shërbimet fikse duket se kanë potenciale të mëdha rritjeje, edhe duke pasur parasysh se niveli i depërtimit të tyre është ende i ulët në raport me mesataren rajonale dhe europiane. Po, ndërsa në qendrat e mëdha urbane numri i abonentëve po rritet me ritme të shpejta, sifda e vërtetë për Shqipërinë ngelet hendeku i thellë me zonat rurale. AKEP vlerëson se në këto zona depërtimi i internetit është në nivelin e rreth 5% të popullatës, ndërsa në zonat urbane tashmë jemi pranë nivelit të 40%.

Lexo edhe :  Sot mund të blesh gjithçka “cash”, propozohet një tavan 700 euro për pagesat në dorë

Çështja kryesore që pengon zhvillimin e infrastrukturës në zonat rurale dhe të largëta, është mungesa e stimujve për të investuar nga operatorët ose në alternativë financimi me fonde shtetërore. Në Shqipëri nuk ekziston një fond për shërbimin universal dhe një mekanizëm për kontribut me fonde publike, nuk është dhënë ndihmë shtetërore për rrjete broadband dhe nuk ka buxhet publik të përcaktuar në nivel kombëtar ose vendor, për ndërtimin e infrastrukturës së këtij lloji.

Sigurimi i infrastrukturës broadband është i varur ekskluzivisht nga investimet e operatorëve privatë të rrjeteve të telekomunikaconit. Shtrirja e infrastrukturës së telekomunikacionit është e kushtueshme, veçanërisht në ato zona ku ka shumë pak ose aspak infrastrukturë të mëparshme, ku densiteti i popullsisë është i ulët ose ku aksesi për shkak të vështirësive gjeografike është tepër i vështirë. Në këto zona, ka pak ose aspak leverdi ekonomike për të investuar në infrastrukturë, sepse tarifat mesatare janë të ulëta dhe pritjet për një kthim nga investimi janë të dobëta, për shkak të mungesës së fuqisë blerëse./E.Shehu

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV