Përfundon gjykimi i dosjes ‘Bajri’/ Gjykata ul dënimin për Safet dhe Ilir Bajrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Operacionit Forca e Ligjit.

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.

4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit përkatëse, përshkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabartë me kohën e dënimit. Për momentin vetëm Safet Bajri është në burg duke vuajtur dënimin e Belgjikës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Erion Veliaj reagon nga paraburgimi: Dosje e kurdisur, gabime trashanike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës, një ditë pas vendimit të Gjykatës...

Rama-Berisha-Meta sulm mbi SPAK, KE, KLGJ dhe KLP i dalin në mbrojtje

Reforma në Drejtësi po përballet me një situatë të tensionuar.  Liderat politikë në të dy krahët vijojnë sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që po...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten hëna është e kundërt prandaj vëmendje maksimale në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë ndiheni...

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se motorët e ekonomisë do jenë...

Lajme të tjera

Web TV