Erdogan: Uroj të përfundojmë sa më parë ndërtimin e banesa, gëzimi juaj dhe i yni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në fjalën e tij të mbajtur për rindërtimin e Laçit, deklaroi se shteti turk u angazhua menjëherë me ndihma, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe ndihmoi me aq sa mundi.

Erdogan theksoi se Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë, duke shtuar se gëzimi i shqiptarëve është edhe i turqve.

Të nderuar vëllezërit e mi të çmuar, ju përshëndesë me ndjenjat më të përzemërta. Me rastin e kësaj ceremonia ndje një kënaqësi që jam me ju. Nëpërmjet jush përshëndes të gjithë Shqipërinë dhe vëllezërit shqiptarë.

Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne e shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin si pikëllimin tonë.

Pas tërmeteve që ndodhën në Shqipëri mobilizuam mundësitë tona. Pas tërmetit, ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare. Pas katastrofës së tërmetit në nëntor ne vendosëm për të ndërtuar shtëpi për vëllezërit tanë shqiptarë.

Pavarësisht pandemisë nënshkruam protokollin e memorandum dhe sot po zhvillojmë ceremoninë për hedhjen themeleve”, u shpreh ndër të tjera Erdogan.

Erdogan tha se projekti kushton 42 mln euro. “Shpresoj që ky projekt që do të kushtojë 42 mln euro shpresoj të jetë i dobishëm. Do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Shqipëri – Turqi.

Shpresojmë që  fazën e parë ta përfundojmë sa më shpejt dhe t’ia dorëzojmë sa më parë vëllezërve tanë që kanë humbur banesat”.

Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare. Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Roma, kryeqyteti i Evropës

Nga Juan González-Barba A ka një kryeqytet Europa, ose më saktë, Bashkimi Evropian? Nëse po, a do të justifikohej me titujt e tij historikë? A...

FSHF organizon mbrëmjen gala ‘Topi i Artë 2024’, ja cilët janë të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, e organizuar nga FSHF, do të nderojë arritjet e shquara të futbollistëve shqiptarë dhe do të vlerësojë ata...

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për një të vdekur

Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal gjatë stuhisë Eowyn. Rreth një milion shtëpi, ferma dhe...

Lajme të tjera

Web TV