Ngjarjet e datës 24 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1294 – Benedetto Caetani bëhet papë me emrin Bonifac VIII.

1524 – Detari dhe eksploruesi portugez, Vasco da Gama, njeriu i parë që shkoi direkt me rrugë detare nga Evropa në Indi, vdiq në qytetin indian të Koçit.

1865 – Oficerët e ushtrisë së Konfederatës, përkrahës të skllavërisë pas Luftës Civile Amerikane, themeluan në qytetin Pulaski të Tenisisë klubin social të quajtur “Ku Klux Klan” (KKK). I njohur shkurt si “Klani” apo ndryshe edhe si “Urdhri i Maskuar” për shkak të maskave të bardha që mbajnë anëtarët e saj për të mbuluar fytyrën gjatë veprimeve terrorizuese, klubi në fjalë u shndërrua brenda një kohe të shkurtër në qendër të racistëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klani është klasifikuar si grup nxitës i urrejtjes nga ana e Lidhjes Amerikane të Antishpifjeve. Sipas vlerësimeve, KKK-ja kishte rreth 8.000 anëtarë në vitin 2012.

1951 – Libia shpalli pavarësinë duke i dhënë fund mbikëqyrjes britanike dhe franceze pas Luftës II Botërore. Ky vend u qeveris me monarki deri në grushtin ushtarak të Gaddafit në vitin 1969.

1979 – Bashkimi Sovjetik filloi pushtimin e Afganistanit. Si rezultat i rezistencës 10-vjeçare të muxhahedinëve, trupat sovjetike u detyruan të tërhiqen nga Afganistani në vitin 1989.

1924 – Shqipëria shpallet republikë: Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të Fan Nolit. Deri atëherë Shqipëria ishte principatë.  Zogu i kërkoi parlamentin për të përcaktuar një sistem qeverisës. Parlamenti miratoi shpejt një kushtetutë të re, shpalli Shqipërinë republikë, dhe i dha Zogut kompetenca të pakufizuara

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV