Protestat në Irak/ Policia qëllon me armë për të shpërndarë protestuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën forcat irakiane të sigurisë qëlluan me armë në një përpjekje për të shpërndarë protestuesit, duke plagosur disa prej tyre në kryeqytetin e vendit Bagdad si dhe qytetin Nasirija.

Një ditë më parë kleriku i njohur Muqafa al-Sadr bëri të ditur se nuk do t’i mbështesë më tubimet që po zhvillohen prej katër muajsh në Irak të cilat kanë kërcënuar status quo-në. Disa orë pas këtij vendimi njerëzit e al-Sadr, të cilët ishin ndër përkrahësit më të fortë të protestuesve, u larguan nga kampet me çadra, të ngritura në qendër të Bagdadit.

Protestuesit kërkojnë ndryshim të klasës politike, rritje të mundësive për punësim e kujdes shëndetësor, më shumë siguri si dhe dhënien fund të varfërisë ekstreme e korrupsionit që ka përfshirë vendin në shkallë të gjerë, shkruan VOA.

Protestuesit e kishin parashikuar se pa mbështetjen e klerikut a-Sadr, do të sulmoheshin nga milicia dhe divizione të forcave të sigurisë. Prej fillimit të protestave në muajin tetor të paktën 600 vetë janë vrarë dhe 20 mijë të tjerë janë plagosur.

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV