SHBA bllokon importin Pfizer/ Shqipëria shpreson tek vendet e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Edhe pse u tha se në tre muajt e parë të vitit 2021 do të mbërrijë në Shqipëri vaksina, kryeministri Edi Rama nuk konfirmoi asnjë kohë për të vaksinuar popullatën shqiptare. Ai tha mund të vijë më parë se dy muajt e parë, por edhe me vonë. Duke e lënë të paqartë se kur mbërrin vaksina në Shqipëri.

Dje, gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri u pyet për nisjen e vaksinimit në Serbi, vendi i parë në Ballkan që filloi dje procesin. Kryeministri Rama dha disa arsye pse nuk e ka marrë Shqipëria ende vaksinën. Arsyeja e parë ishte se SHBA ka vendosur të ndalojë eksportin e vaksinës dhe se ka marrë shumicën e dozave. Së dyti, tha ai, BE i ka lënë vendet e Ballkanit Perëndimor me shumë pak doza, dhe justifikimi i tretë ishte Shqipëria di të lypë mirë, prandaj duhet të ruajmë qetësinë. “Ne punojmë çdo ditë për këtë çështje. Tjetër thuhet në media, dhe tjetër është realiteti. Shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha janë më të ulta se pritshmëritë. Do kuptoni që tjetër gjë lëviz pas ekraneve dhe portaleve. Problemi është që kërkesa është më e lartë sesa oferta, dhe është ku e ku më e vogël se nevoja. Është problem i madh në fazën e parë. Mos harroni që në SHBA është vendosur ndalimi i eksportit të çdo sasie dhe Pfizer, sasinë kryesore e ka në SHBA”, është shprehu kryeministri Edi Rama.

Edhe pse më parë pritej që vendet e Bashkimit Europian të jepnin tepricën e vaksinave vendeve të Ballkanit Perëndimor, duket se as teprica e kësaj vaksine nuk mund të jetë. Por kryeministri tha se qeveria shqiptare do ta bëjë rolin e lypsit. Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, ne një kohë kur asnjë shtete nuk po merr sasinë që i nevojitet. Rama tha se vendi është në diskutim me kompanitë që kanë prodhuar Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, por edhe me disa shtete mike që Shqipëria të mos mbetet pas me marrjen e saj.

Lexo edhe :  Akuzohet për korrupsion/SPAK kërkon 4 vite e gjysmë burg për ish-drejtuesin e Prokurorisë

“Nuk del asnjë dozë drejt vendeve të tjera. Po komunikojmë me të treja kompanitë dhe shtete mike, BE ka marrë një vendim në këndvështimin tim goxha për të ardhur keq që për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të jepen tepricat. Këtu nuk ka teprica sepse ka shumë më pak. Po flas me shtete mike pa përmendur emra. Kam folur për dy muajt e parë, por nuk dua të jap të dhëna se mund të jetë më shpejt dhe më vonë. Brenda 2 muajve të ardhshëm nis vaksinimi.

Lypësin për Shqipërinë dimë ta bëjmë më shumë se çdo njeri tjetër”, është shprehur kreu i qeverisë. Kur gjithë krerët e shtetit po vaksinohen live, Rama ende nuk e ka vendosur nëse do ta bëjë me regjistrim apo me trasmetim live.  pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se ka ende kohë për të vendosur. “Rama: Jemi në një pocizion as më shumë dhe as më pak se vendet e rajonit në negociatat. Vaksinimi im ‘live’ apo me regjistrim, nuk është problem. Do ta shikojmë.” tha Rama.

Të fundit

Ulet norma e interesit të euros! Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane pas tarifave të SHBA

Tarifat e vendosura nga SHBA edhe në drejtim të BE kanë sjellë edhe efektet e para. Si një pasojë direkte,...

E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

E premtja e madhe e Pashkës është pritur në shumë vende të botës nga besimtarët e krishterë. Në Jerusalem besimtarët mbanin kryqe të mëdha...

Kanosën punonjësen e Bashkisë Kavajë për shkak të detyrës, shpallen në kërkim 3 persona

Një punonjëse e Bashkisë së Kavajës ka kalllëzuar pranë organeve kompetente tre shtetas, të cilët sipas 56-vjeçares, e kanë kanosur në ambientin e punës...

Stresi kthehet me ish bashkëshorten, çifti së shpejti me një këngë

Çifti mjaft i përfolur i showbizz-it, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer...

Berisha: Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i të hetojë Ramën për vilën në Surrel

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimeve në Krujë tha se SPAK ka vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vilën në Surrel. Berisha: Të...

Lajme të tjera

Web TV