1968 – Në kuvendin federativ të RSFJ u aprovuan amendamentet në kushtetutë, me të cilat u zgjerua autonomia e krahinave të Kosovës dhe Vojvodinës duke u dhënë statusin e ngjashëm me atë të republikave. Krahinat fituan kushtetutën krahinore. Krahina e Kosovës dhe Metohisë e mori emrin Kosovë.
1898 – Marie dhe Pierre Curie shpallën zbulimin dhe izolimin e radiumit. Kjo arritje e bëri çiftin Curie laureat të Çmimit Nobel për Fizikë në vitin 1903.
1982 – “Njeriu i Vitit” në revistën amerikane “Time” u shpall për herë të parë një qenie jonjerëzore. Ky titull nderi iu dha një kompjuteri personal “për ndikimin e madh për mire a keq në jetën e njeriut”.
2004 – Një tërmet me madhësi 9.1 me epiqendër Oqeanin Indian në perëndim të Sumatrës, Indonezi. Tërmeti që preku 13 vende në Azi dhe cunami që pasoi shkaktoi vdekjen e afërsisht 283 mijë njerëzve. 128,000 njerëz humbën jetën vetëm në Indonezi. Tërmeti u regjistrua si më i ashpër i shekullit të kaluar.
1890 – Vdiq në Napoli të Italisë tregtari dhe arkeologu amator gjerman, Heinrich Schliemann, i cili zbuloi Qytetin Antik të Trojës dhe nxori kontrabandë jashtë Turqisë thesaret që gjeti atje.
1905 – Diamanti 3.106-karatësh “Cullinan” u gjet në Pretori të Afrikës së Jugut. Ky gur i çmuar u nda në 9 pjesë duke prodhuar kështu elmazin më të madh të botës, 530 karatë, i cili u vendos si zbukurim mbi kurorën e Mbretërisë së Bashkuar.