Sondazhi që favorizon për mandat të tretë PS-në, Halit Valteri politikani i tretë më i votuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sondazh i kryer në Shqipëri nga RealPolls nxjerr PS-në fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, duke i dhënë Edi Ramës një mandat të tretë qeverisës. Ndërsa Partia Demokratike, do të kalojë edhe 4 vite të tjera në opozitë

Në sondazh janë marrë 500 qytetarë dhe nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 49% e tyre shprehen se Edi Rama është opsioni më i dobishë për zhvillimin e Shqipërisë, vetëm 23% votuan për kryedemokratin Lulzim Basha.

Surprizë është renditja e deputetit të opozitës, Halit Valteri. Ai është politikani i tretë më i votuar në këtë sondazh me 2.5% të mbështetjes. Qytetarët vlerësojnë angazhimin e deputetit Valteri duke ngritur zërin në foltoren e Kuvendit, media dhe rrjetet sociale, në mbështetje të interesave të qytetarëve. Halit Valteri ka denoncuar me dhjetëra raste ku qytetarë të prekur nga tërmeti vijojnë të jenë pa strehë dhe në qiell të hapur, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga tragjedia e 26 nëntorit 2019.

Më tej, tabela vijon me Rudina Hajdarin si politikane e preferuar me 1.3%, Myslim Murrizi 1.1%, Sali Berisha 1% dhe të tjerë 3%. 12% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje.

Sipas sondazhit, nëse qytetarët shqiptarë do të shkonin të votonin sot, 53- 59% do të votonin Partinë Socialiste. Përqindja tregon që që ka një rritje mbështetje nga zgjedhjet e 2017 kur mori rreth 48,24% të votave. LSI renditet mes 2% dhe 4%. Menjëherë më pas renditet Lëvizja Demokratike Shqiptare, një forcë politike e sapoformuar me kryetar Myslim Murrizin që parashikohet të marrë deri në 3% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas sondazhit, opinioni publik vlerëson pozitivisht veprimet e qeverisë në luftën ndaj pandemisë dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit fatal të 26 Nëntorit.

Lexo edhe :  Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Krimi dhe korrupsioni ende mbeten problematike, tregojnë të intervistuarit, që janë pjesë e sondazhit.

Të fundit

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

Lajme të tjera

Web TV