Archie uron vitin e ri në ‘podcastin’ e prindërve Harry dhe Meghan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi i Britanisë së Madhe, Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, të martën falënderuan punëtorët esencial si dhe u ofruan kurajë të gjithë njerëzve që kanë vuajtur gjatë pandemisë së vitit 2020, përmes edicionit të parë të ‘podcastit’ të tyre të lancuar në Spotify.

Harry dhe Meghan, të njohur zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Sussexit, e prezantuan këtë episod së bashku si dhe bashkëbiseduan me yje të njohur të botës, si muzikanti Elton John, aktori dhe producenti Tyler Perry, kampionia e tenisit Naomi Osaka dhe të tjerë. Që të gjithë reflektuan mbi vitin që po e lëmë pas, si dhe i shprehën urimet e tyre për vitin e ri.

Gjatë transmetimit 33 minutësh, çifti i falënderoi punëtorët shëndetësorë dhe ata të frontit të parë, për gjithë sakrificat që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues.

“Ne ju themi, pavarësisht të gjitha sfidave që jeta ua sjell, besoni kur ju themi, dashuria fiton gjithmonë”, deklaroi Meghan. “Dashuria gjithmonë triumfon”, shtoi Harry.

‘Podcasti’ i parë i çiftit mbretëror përfundoi me pjesëmarrjen befasuese të djalit 19 muajsh të çiftit, Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Me ndihmën e prindërve të tij, Archie u tha gjithë dëgjuesve: “Gëzuar Viti i Ri”.

Duka dhe Dukesha e Sussexit, të cilët në fillim të këtij viti hoqën dorë nga obligimet zyrtare të familjes mbretërore britanike, dhe u zhvendosën për të jetuar në Kaliforni për t’i ikur vëmendjes së publikut dhe mediave, e kanë nënshkruar një marrëveshje ekskluzive dhe disa vjeçare me platformën e njohur Spotify.

Përveç marrëveshjes me Spotify, Harry dhe Meghan, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe me platformën digjitale Netflix./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Lajme të tjera

Web TV