“Nig*as apo Nakers?”, moderatorja kritikohet për raportimin e vdekjes së Bryant

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një keqkuptim i moderatores së kanalit MSNBC ka zemëruar një grup njerëzish në Twitter.

Alison Morris, e cila po transmetonte ‘live’ vdekjen tragjike të Kobe Bryant ditën e djeshme, ndërkohë që po jepte emrin e ekipit në të cilin ka luajtur legjenda e basketbollit ajo ngatërroi “Lakers” me “Ni**as”.

Ni**as është një term racist i përdorur kundër njerëzve me ngjyrë.

Menjëherë të gjithë fansat e Kobe nisën duke shkruar në Twitter mbi keq-artikulimin e moderatores dhe madje edhe duke e ironizuar.

Vetë moderatoja reagoi në Twitter duke e mohuar se nuk e kishte thënë fjalën “N”.

“Ditën e sotme, ndërkohë që po raportoja vdekjen tragjike të Kobe Bryant, për fat të keq belbëzova, duke kombinuar emrat e Knicks dhe Lakers duke thënë “Nakers”. Ju lutem unë kurrë nuk do të përdorja terma racist. Ju kërkoj falje për keqkuptimin që shkaktova”, u justifikua moderatorja.

Ja çfarë shkruanin njerëzit në Twitter:

-“Ajo duhet të pushohet menjëherë”

-“Mua më tingëlloi si Nig**as”

-“Unë e dëgjova Knikers. Duke marrë parasysh se ajo raporton nga New York, me shumë gjasë ka menduar Knicks dhe fatmirësisht e kapi në moment dhe e rregulloi”

-“Transmetimet live nuk janë të lehta”/Burimi: Daily Mail  Përshtati :Fjala.al

Të fundit

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Lajme të tjera

Web TV