Merkel: 2020-ta, viti im më i vështirë, kurrë nuk e kam pritur një vit të ri me kaq shpresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angela Merkel e ka cilësuar vitin 2020 si vitin më të vështirë gjatë qeverisjes së saj 15-vjeçare, ndërsa cilësoi 2021 vitin e shpresës me fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.

Në një intervistë emocionale të rrallë, kancelarja që udhëhoqi Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian në krizën financiare të 2008, krizën e borxhit të Greqisë një vit më vonë dhe krizën e emigrantëve të 5 viteve më parë, dënoi rrymat e protestave që kundërshtuan izolimet e vendosura për të frenuar pandeminë.

“Më lejoni t’ju them diçka personale, në 9 muaj do të kemi zgjedhje parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj sërish. Ndaj, sot, me gjasa është hera e fundit që unë mund të jap një fjalim të Vitit të Ri për ju. Besoj se nuk e ekzagjeroj kur them se në këto 15 vite, kurrë nuk e kemi parë vitin e vjetër kaq të rëndë dhe kurrë nuk e kemi pritur me kaq shpresë vitin e ri,” tha kancelarja gjermane Merkel.

Vlerësimi për zonjën Merkel për menaxhimin e duhur të valës së parë të pandemisë sipas këshillave shkencore u kthye në kritikë për atë që u konsiderua si dështim për të përballuar valën e dytë.

“Mund ta imagjinoj sa e hidhur është për personat që kanë mbajtur zi për të dashurit e tyre që kanë humbur jetën nga coronavirus apo që po luftojnë pasojat e kësaj sëmundjeje kur virusi ende vihet në diskutim dhe mohohet nga disa individë të pashpresë. Teoritë e konspiracionit nuk janë vetëm të rreme dhe të rrezikshme, por edhe cinike dhe mizore,” u shpreh Merkel.

Mandati i katërt dhe i fundit i Merkel është shënjuar nga pakënaqësia në radhët e konservatorëve, pas humbjeve në zgjedhjet rajonale, të cilat ju ngarkuan vendimit të kancelares për të mirëpritur një milionë azilkërkues në 2015.

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV