Gruaja më e moshuar në botë mbush 118 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi më i vjetër në botë, japonezja Kane Tanaka, mbushi ditën e djeshme 118 vjeç.

E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u njoh në mars 2019 nga Libri i Rekordeve “Guinness” si gruaja më e vjetër në planet, në moshën 116 vjeç dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez me 117 vjet dhe 261 ditë.

Banore e një azili pleqsh në Fukuoka, Japonia perëndimore-qendrore, Tanaka festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar personelin dhe të gjithë personat me të cilët ndan aktivitetet e përditshme aty.

Sipas raporteve nga qendra e trajtimit, ajo bën gjimnastikë përditë, është në gjendje të kryejë llogaritje dhe është e apasionuar pas lojës japonez “Reversi”.

Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”, tha Tanaka, kur e pyetën se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj. Gruaja shtoi se qëllimi i saj është të arrijë moshën 120-vjeçare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 204 mijë shqiptarë të diasporës, 250 mijë kërkesa

Edhe 3 ditë afat ka diaspora, deri më 4 mars, për tu regjistruar në sistemin e KQZ-së për të...

Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së, akuza për manipulime

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim...

“Gunga e Bizonit”/ Lakimi i shpinës, Mjekët: Qëndrimi mbi telefon po na deformon!

Telefoni po na deformon pa e kuptuar.  Qëndrimi me kokën përkulur mbi të  për një kohë të gjatë ka bërë që shumë persona të...

Razzie Awards 2025: Lista e plotë e “fituesve” për filmat më të këqij në kinema

Ndërsa Hollywood-i përgatitet për ndarjen e Oscar-ve, këtë të premte u shpallën Çmimet Razzie, që nderojnë më të këqinjtë në kinematografi. Filmi ‘Madame Web’ u...

Targat e personalizuara/ Një emër apo datë identifikon makinën tënde

“Ndonëse të kushtueshme, shqiptarët po tregojnë se janë të apasionuar pas targave të personalizuara. Sipas të dhënave nga drejtoria e transportit rrugor, nga 1...

Lajme të tjera

Web TV